Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk ka thënë se “Turqia është i vetmi shtet mik i Kosovës”

HIBRID

Artikulli me titull “Albin Kurti: I vetmi shtet besnik ndaj Kosovës është Turqia” është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtjen.

Lajmi është i vjetër, i cili është publikuar më 23 prill të vitit 2020, atëkohë kur Albin Kurti ishte kryeministër në detyrë.

Ai kishte përkujtuar një ditë të rëndësishme për popullin turk, atë të shkëputjes së Turqisë nga perandoria osmane, por në asnjë rast nuk ka thënë se Turqia është i vetmi shtet besnik ndaj Kosovës, siç pretendohet rrejshëm në titull.

Vegëza e artikullit të publikuar në “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/1657?fbclid=IwAR0IXCwRm0IFfi84RJmhyOYrqZzvkV6awEbkKFaMIQzuQGk_QPevba9w80U
https://banglarreporter.com/archives/1657?fbclid=IwAR0IXCwRm0IFfi84RJmhyOYrqZzvkV6awEbkKFaMIQzuQGk_QPevba9w80U

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive” e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës, e që në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh reagimesh e komentesh (shih këtu).

Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (23 prill 2020) në disa media online në Kosovë (shih këtu, këtu).


Analiza:

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë, siç duket qëllimshëm titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere