Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi mediumit serb se “SHBA po e shtynë anëtarësimin e Kosovës në NATO”, i pabazuar në fakte

HIBRID

Mediumi serb “Novosti” ka publikuar dje (02 qershor) në artikull, përmes së cilit pretendohet se, SHBA-të janë duke e “shtyrë” anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Për më tepër, në këtë artikull thuhet se “Washingtoni zyrtar ka aktivizuar të gjithë motorët diplomatikë në mënyrë që të përpiqet të sigurojë anëtarësimin në NATO për Prishtinën, përkundër mos pranimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara”. Këtë pretendim, ky medium serb, është përpjekur ta argumentojë me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me opinione të disa ekspertëve ushtarakë serbë.

Megjithatë, asnjëra nga këto deklarata, nuk përmbajnë ndonjë bazë argumentuese për pretendimin e bërë.

Në përpjekje për ta argumentuar këtë pretendim, ky medium serb ka publikuar një pohim të Vuçiqit të bërë për emisionin “Cirilica” në televizionin serb “Tv Happy”, ku kishte thënë se “idenë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, në rast se dështon anëtarësimi në OKB, të shtyrë nga SHBA-të e ka lansuar edhe Daniel Serwer, profesor në universitetin John Hopkins, së bashku me një serb”.

“Ideja është të ngrihet marrëdhënia midis Spanjës, Greqisë, Sllovakisë dhe Rumanisë në Prishtinë në një nivel të caktuar, sepse ata nuk kanë nevojë për Qipron për këtë. Pastaj amerikanët do të paraqiteshin me një kërkesë dypalëshe, në të cilën ata do të thoshin se, në emër të Kosovës, paraqesin një kërkesë për hyrjen e Kosovës në NATO dhe për pranimin e sajë në Aleancë. Kjo gjithashtu do të lidhte duart e Serbisë dhe do të krijonte probleme të panumërta. Dhe kjo është një nga mënyrat e presionit serioz mbi mua dhe Serbinë”.

Deklarata e Vuçiqit, siç mund të kuptohet, nuk është e bazuar në asnjë burim kredibil, dhe duket të jetë një mendim i tij. E vetmja referencë që përdorët nga shefi i shtetit serb, është një opinion i ekspertit Daniel Serwer (këtu), që është profesor universitar, por që nuk paraqet ndonjë mendim zyrtar të SHBA-ve.

Vegëza e intervistës së Aleksandar Vuçiqit në televizionin serb “Tv Happy”:



Tutje në këtë artikull janë trajtuar mendimet e disa ekspertëve të sigurisë në Serbi të cilët, sikurse dhe vetë Vuçiq, bëjnë analizë të pabazuar në ndonjë burim zyrtar.

Vegëza e artikullit të mediumit serb “Novosti”, ku përfshinë edhe analizat e ekspertëve serbë të Sigurisë:

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1002837/amerika-gura-kosovo-nato-jaca-pritisak-srbiju-vasington-razmatra-ime-lazne-drzave-podnese-zahtev-prijem-alijansu


Pretendimi i autorit të artikullit të Novosti, për anëtarësim me “procedurë të shpejtë” të Kosovës në NATO, nuk mbështetët as në kriteret që kjo aleancë ushtarake ka për pranimin e anëtarëve të rinj. Për ta trajtuar këtë çështje, Hibrid.info ka shqyrtuar një raport të fundit Institutit Holandez për Marrëdhënie të Jashtme “Clingendael” së bashku me organizatën kosovare “Demokraci për Zhvillim” (D4D), që përshkruan situatën e sigurisë në Kosovë, formimin e ushtrisë dhe rrugën për anëtarësim në NATO.

Në këtë raport thuhet se rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit në NATO nuk ka. Megjithatë, në rastin e Kosovës, marrë parasysh zhvillimin e FSK-së (si ushtri e ardhshme e Kosovës) që nga fillimi deri më tash, sipas të gjitha kritereve e standardeve teknike-operative të NATO-s, atëherë Kosova nuk pritet të përballet me kushte teknike sa i përket anëtarësimit kur të hapet procesi i hyrjes në programin Partneriteti për Paqe dhe të kur të fillojë zyrtarisht rruga drejt anëtarësimit formal në NATO. Sidoqoftë, pengesat politike në këtë rast do të jenë ato që po e bllokojnë dhe do ta bllokojnë anëtarësimin në NATO – me theks të veçantë arritja e marrëveshjes finale me Serbinë dhe njohja e shtetit të Kosovës nga katër shtete mosnjohëse të NATO-s (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja).

Vegëza e raportit të publikuar nga “Clingendael” dhe “D4D”:

https://www.clingendael.org/sites/default/files/2020-12/Kosovos_NATO_future_Correct.pdf?fbclid=IwAR3JUeAKmmQ1FP6zk1AJV0s6JwRXj9xvnbRRj98l4XGNLd-AA9n76SLwzvs


Analiza:

Nga kontrolli i fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton se pretendimi i bërë nga autori i artikullit të publikuar në mediumin serb “Novosti”, nuk prezanton asnjë fakt dhe asnjë burim kredibil të argumentueshëm. Artikulli është ndërtuar vetmë me një pohim të presidentit serb Vuçiq dhe të ekspertëve të cilat, njëjtë sikurse pretendimi i bërë në titull, nuk kanë asnjë bazë argumentuese.

Bazuar në këtë kontroll të fakteve, ekipi i hibrid.info vendos ta vlerësojë këtë artikull, pretendimet e presidentit Vuçiq si dhe të ekspertëve si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere