Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se sot ndryshohet ora policore në Kosovë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news31post.com” ka publikuar një artikull me titull “Merret vendimi: Nga sot ora poIicore ne Kosove do jete me kete orar”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, pasi në përmbajtje thuhet se “Dje është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë në vend, ku është diskutuar për mundësinë e shtrëngimit të masave anti COVID-19, shkruan Gazeta Demos”.

Pra, nuk është e vërtetë se nga sot do të ndryshojë ora policiore në Kosovë, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news31post.com”:

https://news31post.com/archive/1819/?fbclid=IwAR0WtIYK9hkRZ38HKbHn2o632vcv5Ww8F0-pVbJHRTeV5zHcMfAkyClr5aY

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta” e cila numëron afër 70 mijë ndjekës (shih këtu).


Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në portalin “Gazetademos.com”, i cili thirret në burimet e tij duke pretenduar se “Ndryshon ora policore, këto janë masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi”. (shih këtu).


Nga Ministria e Shëndetësisë për portalin “Gazetaexpress.com” ka folur këshilltari politik, Drin Podrimqaku, i cili bëri të ditur se masat anti-COVID po diskutohen edhe me ministritë tjera dhe se vendimi për to do të merret gjatë ditëve në vijim.

“Ato po diskutohen me ministritë e linjës dhe hisedarët e tjerë. Masat do te kalibrohen konform situatës si zhvillohet”, ka deklaruar ai. (shih këtu).


Analiza:

Portali i dyshimtë “news31post.com” ka publikuar një artikull ku thuhet se pritet që të ndryshojë ora policore në Kosovë si masë kundër Covid-19.

Por, në titull është pretenduar rrejshëm se ky ndryshim i orës policore do të hyjë në fuqi nga sot (7 janar).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info ka kontrolluar faktet në këtë artikull, i cili vlerësohet si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere