Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pasaktë se futbollisti Altin Zeqiri është formuar në futbollin kosovar

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar sot (12 shtator) një artikull me titull “Zhgënjejnë futbollistët nga diaspora, Ademi kthen sytë kah vendorët: ‘Janë e ardhmja’”.

Në fotografinë e bashkangjitur në këtë artikull shihet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me pesë futbollistë që janë pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

Megjithatë, në përmbajtje të artikullit, autori pretendon se “pas mosarritjes së suksesit me futbollistë nga diaspora, të rritur në futbollin evropian, FFK-ja i ka kthyer sytë komplet kah produktet vendore”.

Gjithashtu, në përmbajtje thuhet se futbollistët që shihen në fotografi janë “të gjithë emra të formuar në Kosovë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se njëri nga futbollistët që shihet në imazh, Altin Zeqiri, është i lindur në Finlandë dhe se asnjëherë në karrierën e tij nuk ka qenë pjesë e ndonjë klubi futbollistik në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Paparaci.com”:


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Paparaci.com”:

Pas mosarritjes së suksesit me futbollistë nga diaspora, të rritur në futbollin evropian, FFK-ja i ka kthyer sytë komplet kah produktet vendore. Kështu dëshmon një fotografi e Agim Ademit në shoqërinë e futbollistëve të rinj të dalë nga futbolli vendor.

Në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën ndodhen pesë futbollistë të nxjerrë nga shkollat kosovare të futbollit, Ademi thekson se të rinjtë janë gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare.

Në fotografinë e publikuar nga Ademi ndodhen Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Meriton Korenica, Visar Bekaj dhe Altin Zeqiri. Të gjithë emra të formuar në Kosovë.


Në enciklopedinë falas në internet, Wikipedia, thuhet se Altin Zeqiri është i lindur në Finlandë, si dhe si futbollistë ka qenë pjesë e klubeve finlandeze si Espoo dhe Lahti, ndërsa aktualisht luan në klubin turk Çaykur Rizespor. (shih këtu)


Gjithashtu edhe në platformën online “Transfermarkt” vërehet se ai nuk ka qenë pjesë e ndonjë klubi të futbollit në Kosovë. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Paparaci.com” ka pretenduar pasaktë se futbollisti kosovar Altin Zeqiri është emër i formuar në futbollin kosovar.

Megjithatë, par verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se Zeqiri asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë klubi futbollistin në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere