Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Nuk është sulmuar kryetari i BIK-ut

HIBRID

Portali “Veriu.info” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT: Sulmohet fizikisht kryetari i BIK-ut”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli nuk përputhet me përmbajtjen.

Në tekst bëhet e qartë se bëhet fjalë për Husamedin Hoxhën, i cili është kryetar i këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Viti, e jo për kryetarin e BIK-ut, Naim Tërnava.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Veriu.info”:


Mediumi online që raportoi i pari për këtë ngjarje dhe që është cituar nga “Veriu.info”, është portali “Insajderi.com”, i cili ka vënë titull të saktë se bëhet fjalë për kryetarin i BIK-ut në Viti. (shih këtu)


Një fakt shtesë se kryetar i BIK-ut, është Naim Tërnava, “Hibrid.info” ka gjetur një artikull të publikuar nga Bashkësia Islame me 19 janar 2022. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Veriu.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me një sulm fizik ndaj Husamedin Hoxhës, i cili është kryetar i këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Viti. Por, në titull ka pretenduar se bëhet fjalë kryetarin e BIK-ut, kështu duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Naim Tërnavën.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere