Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Titulli lë të kuptohet se në Kosovë ka rritje të rasteve me COVID-19

HIBRID

Portali “Botasot.info” ka publikuar një artikull me titull “Rritet sërish numri i rasteve me koronavirus, MSH thirrje për qytetarët e Kosovës”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se, i njëjti përmban titull të paqartë, që lë të kuptohet se rritja e rasteve me virusin korona ka të bëjë me Kosovën.

Por, rritja e rasteve me virusin Korona nuk është duke ndodhur në Kosovë, siç lë të kuptohet nga titulli i këtij artikulli.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Botasot.info”:

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përkundër faktit që në Kosovë kemi numër të vogël të rasteve me Covid-19 dhe tashmë disa javë nuk ka viktima nga ky virus, në botë sërish janë regjistruar rritje të rasteve me koronavirus.

MSH u bën thirrje qytetarë që të vaksinohen me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Botasot.info”:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1802938/rritet-serish-numri-i-rasteve-me-koronavirus-msh-thirrje-per-qytetaret-e-kosoves/?fbclid=IwAR1M3oXi54Cdm0q5mIIzuJahrCDAhY52QP9SNKMfn34_e5AzrTA8YN9UokE


Më poshtë mund të gjeni vegëzën e njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, lidhur me rritjen e rasteve me virusin Korona në vende të ndryshme të botës.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/302610282042794


Analiza:

Portali “Botasot.info” ka publikuar një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bën thirrje për vaksinim, duke shtuar se edhe pse në Kosovë numri i rasteve pozitive është në rënie, në disa vende të botës ajo ka filluar të rritet.

Megjithatë, në titullin e artikullit të Botasot.info nuk qartësohet se rritja e rasteve pozitive me Covid-19 nuk ka të bëjë me Kosovën.

Nga kontrolli i fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere