Media online “IndeksOnline.net”, ka publikuar një artikull me titull “Skandaloze: Bandat e korruptuara të FFK-së nuk akreditojnë gazetarët që kritikojnë punën e tyre”. Këtë epitet kjo media ia dha FFK-së, por duke mos e bazuar atë me ndonjë argument nga përmbajtja e tekstit.
Në tekstin e këtij artikulli gjendet edhe postimi i gazetarit të sportit në RTK, Arlind Sadiku, i cili ka kritikuar FFK-në për mos akreditimin e tij për ndeshjen që Kosova pritet ta zhvillojë ndaj Anglisë në grupmoshat U-21. Por, Sadiku asnjëherë nuk e ka përmendur fjalën “Bandat e FFK-së”.
Teksti origjinal i publikuar në IndeksOnline.net:
Kosova A dhe Kosova U21 do të zhvillojnë ndeshjet ndërkombëtare gjatë muajit shtator.
Më poshtë është edhe reagimi i Sadikut:
Analizë:
Pas analizës nga hibrid.info, ky artikull përmban titull tendencioz, pasi epiteti që i është dhënë FFK-së nga kjo medie online, nuk përputhet me përmbajtjen brenda në tekst. Pra, faktet e paraqitura në tekst, nuk argumentojnë titullin, përmes së cilit pretendohet se brenda FFK-së ka “banda të korruptuara”. Ky lajm kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.
Arsyetimi:
Dezinformata – Ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.
Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.