Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Artikull i vjetër me titull të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull “Së shpejti do të fitojnë kartela pagesore me nga 100 euro këta kategori të qytetarëve”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër.

Hibrid.info gjatë hulumtimit të kryer përmes makinave të kërkimit, ka gjetur se artikulli është publikuar në tetor të vitit 2020 dhe ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut, atëkohë kur Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) kishte njoftuar rritjen e pagës minimale, ndihmat sociale, shtesat për fëmijë, pensionin social dhe pakot ekonomike me ndihmat që kanë ndërmarrë gjatë pandemisë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Lajmet.trendliveg24.com”:

https://lajmet.trendliveg24.com/w/2022/01/04/se-shpejti-do-te-fitojne-kartela-pagesore-me-nga-100-euro-keta-kategori-te-qytetareve/?fbclid=IwAR0WGFohGtzv6iJsV99-5qFA6zr2a95zU6DzmcK-1dD4boa3l0RktVLRe-0

Artikulli i njejtë është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale nga disa media online në Maqedoninë e Veriut si “Pacensure.com” dhe “Fol.mk”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit tetor 2020, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të sajuar.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere