[email protected]
Pretendim i rremë: Nuk parashikohet asnjë sulm i Serbisë ndaj Kosovës
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se “’Serbia këtë ditë mund ta sulmojë Kosovën’ ja se kush e thotë…”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajmi i publikuar në “KlanKosova.tv” me datë 4 mars, rreth takimit të Kryetarit i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me homologun e tij nga Shkupi, Talat Xhaferin.

Konjufca gjatë konferencës për media kishte thënë se nuk duhet të përjashtohet mundësia e një agresioni serb mbi e Kosovën.

Pra, nuk ka thënë se “Serbia këtë ditë mund ta sulmojë Kosovën”, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/12751?fbclid=IwAR1R41itSFj5wJkEbJnduL2e9qoS1y6H3Z3OiJs7yZK6Pqts_7VHdncPdxs
https://banglarreporter.com/archives/12751?fbclid=IwAR1R41itSFj5wJkEbJnduL2e9qoS1y6H3Z3OiJs7yZK6Pqts_7VHdncPdxs

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës, ndërsa në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info e ka gjetur artikullin autentik të publikuar me 4 mars nga portali “KlanKosova.tv”, e cila ka raportuar saktë lidhur me deklaratën e Konjufcës. (shih këtu)


Gjithashtu, edhe fotografia ilustruese e përdorur në artikullin e portalit të dyshimtë “banglarreporter.com” nuk korrespondon me përmbajtjen. Në të shihet një pjesëtarë i Policisë së Kosovës afër një automjeti të këtij institucioni.

Hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë e njëjtë të publikuar nga disa media online në Kosovë, të cilat kishin raportuar për aksionet e Policisë së Kosovës në veri të vendit në shtator të vitit 2021. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglarreporter.com” ka publikuar një deklaratë të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili kishte thënë se kurrë nuk duhet ta përjashtojmë mundësinë e një agresioni serb mbi Republikën e Kosovës.

Por, këtij artikulli i është vënë titull i sajuar “’Serbia këtë ditë mund ta sulmojë Kosovën’ ja se kush e thotë”. Gjithashtu, edhe fotografia ilustruese nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të shihet një pjesëtarë i Policisë së Kosovës dhe një automjet i këtij institucioni.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others