Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Mehaj nuk ka thënë se pret me padurim ndërhyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë

HIBRID

Portale të dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar artikullin me titull “Ministri Mehaj me kunderpergjigje Gjeneralit serb!: Me padurim presim nderhyrjen tende”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes. Pra ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nuk ka thënë siç pretendohet në artikull.

Në fakt, ky pretendim është ndërtuar nga një opinion i botuar nga mediumi online “Botasot.info” (22 janar), që paraqet mendimin/opinionin e autorit dhe jo qëndrimin zyrtar.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “trendnewzb.com” dhe “timenews24hr.com”:

https://trendnewzb.com/2022/02/02/ministri-mehaj-me-kunderpergjigje-gjeneralit-serb-me-padurim-presim-nderhyrjen-tende/?fbclid=IwAR0WVDnb-m1DBn28NJrOFhfgO-kX3S8EG2mRG3H4hKn-0aaKuFJ-IgyLdkA
https://timenews24hr.com/archives/52211?fbclid=IwAR0Fi1X4MGlFdPx2ZWxPtFY1Ea1Z-kATKKZb3sjsjowhpPzj0dqQ9ECoGfQ

Edhe artikulli i publikuar nga “Botasot.info” përmban titull jo adekuat (shih këtu), pasi në përmbajtje gjendet vetëm një koment i bërë nga Sulejman Mehazi. Hibrid.info gjatë kërkimit në rrjete sociale ka gjetur faqen e këtij personi në Facebook, e cila mban emrin “Sulejman Mehazi Poet – Mistik”. (shih këtu)


Komenti i Mehazit kishte ardhur pas deklaratës së gjeneralit të ushtrisë serbe Millan Mojsilloviq, i cili me datë 20 janar 2022 kishte thënë se nëse FSK shkon në veri, Serbia do të reagojë me ushtri. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë përdorur një koment të personit me emër Sulajman Mehazi, i cili me datë 20 janar 2022, në profilin e tij kishte shkruar se “Armend Mehaj me Trupat Mbrojtëse të Kosovës me padurim presin belanë e gjeneralit serb, Milan Mojsiloviq”, pasi ky i fundit kishte thënë se nëse FSK shkon në veri, Serbia do të reagojë me ushtri.

Shkrimin e tij në Facebook e kishte postuar së pari portali “Botasot.info” me 21 janar 2022.

Ndërsa tani këto portale të dyshimta e kanë publikuar artikullin nga “Botasot.info” të cilës i kanë vënë titull të sajuar, që lë të kuptohet se gjoja Mehaj ka deklaruar se me padurim presin ndërhyrjen e ushtrisë serbe.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere