Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Përgënjeshtrohet pretendimi se EULEX-i kanë konkluduar që të rinjtë serbë i rrahu Policia e Kosovës

FESTIM RIZANAJ

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar reagimin e prindërve të dy të rinjve serb që pretendohet se janë rrahur nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Prindërit pretendojnë se edhe EULEX-i është angazhuar sa ka mundur lidhur me rastin duke deklaruar se “është e qartë si dita se janë rrahur brutalisht”.

EULEX e ka mohuar pretendimin se ka vizituar dhe se stafi i tyre kanë konstatuar se dy persona janë rrahur nga Policia e Kosovës.

Vegëza e artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

https://informer.rs/vesti/politika/777139/miloica-djokovic-prebijeni-srbi-kosovo-metohija-napad

https://www.kosovo-online.com/vesti/drustvo/ocevi-pretucenih-momaka-ako-nastave-da-se-ponasaju-banditski-radikalizovacemo-protest

https://www.politika.rs/sr/clanak/541726/kosovska-mitrovica-protest-upozorenja

Pjesë të artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

Sipas tij, policët e EULEX-it kanë qenë korrekt, dhe polici austriak ka qenë shumë i përfshirë.

“Ai u angazhua aq sa mundi dhe u përpoq që të vinin inspektorët për të ekzaminuar fëmijët tanë… ata inspektorë (të EULEX-it) na thanë se nuk ka asnjë grimë faji te fëmijët tanë, se është e qartë si dita se janë rrahur brutalisht dhe tani gjithçka varet nga prokurori publik.” – u shpreh Miçoviqi.


EULEX-i i ka mohuar pretendimet e bëra nga prindërit e dy të rinjëve që pretendohet se janë rrahur nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Në një përgjigje për gazetën “Nacionale” lidhur me rastin, EULEX e ka mohuar se kanë vizituar dy të rinjtë serb, dhe se stafi i tyre kanë konstatuar se dy persona janë rrahur nga Policia e Kosovës.

“EULEX-i nuk i ka vizituar dy personat që pretendohet se janë rrahur nga Policia e Kosovës, as ndonjë staf i EULEX-it nuk ka “konstatuar” se dy personat janë rrahur nga Policia e Kosovës. Ajo që në të vërtetë ka ndodhur është se më 8 mars, këshilltarit të lartë të policisë veriore të EULEX-it iu afrua një person para ndërtesës së Komunës në Leposaviq, i cili pretendoi se djali i tij dhe një shok i tij ishin rrahur nga Policia e Kosovës një mbrëmje më parë.” (këtu)

Për më tepër EULEX-i ka theksuar faktin se nuk ka mandat  ekzekutiv për të hetuar rastet e pretenduara të rrahjes.

“Pas dëgjimit të këtyre pretendimeve, anëtari i stafit të EULEX-it e bëri të qartë se EULEX-i nuk ka mandat ekzekutiv për të hetuar rastet dhe i ofroi ta shoqëronte paditësin në stacionin më të afërt policor ku ai mund të raportonte rastin. Personi në fjalë nuk ka pranuar të shkojë në komisariat. Anëtari i stafit të EULEX-it më pas i tha personit në fjalë se do ta informonte Policinë e Kosovës dhe menaxhmentin e EULEX-it për këtë çështje të mundshme, gjë që ai e bëri. Këshilltarit të lartë të policisë veriore të EULEX-it më pas iu kontaktua dje Inspektorati Policor i Kosovës, i cili është autoriteti i caktuar për trajtimin e ankesave si këto. EULEX pret që autoritetet të kryejnë një hetim efektiv të akuzave.”  (këtu)

Edhe Policia e Kosovës pati mohuar pretendimin se dy të rinj janë rrahur/keqtrajtuar nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, e që është trajtuar nga hibrid.info. (këtu)


Analiza:

EULEX-i ka përgënjeshtruar pretendimin se stafi i tyre kanë konkluduar se dy të rinjtë serbë janë rrahur nga Policia e Kosovës, pretendime të bëra nga prindërit ë dy të rinjve.

Edhe Policia e Kosovës pati mohuar pretendimin se dy të rinj janë rrahur/keqtrajtuar nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere