Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Nuk është arritur ndonjë marrëveshje për shkëmbim territoresh

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull “U ARRIT MARREVESHJA po ndodh shkëmbimi i territoreve Kosovë – Serbi?”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është i sajuar, pasi nuk përputhet me përmbajtjen.

Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i cili u publikua më 6 shkurt dhe ka të bëjë me një shkrim të mediumit austriak “Kosmo” i cili ngre pikëpyetje nëse po ringjallet ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pra, pretendimi se është arritur marrëveshja për shkëmbim territoresh, rezulton të jetë i pa saktë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com”:

https://lajmet.trendliveg24.com/w/2022/02/06/u-arrit-marreveshja-po-ndodh-shkembimi-i-territoreve-kosove-serbi/?fbclid=IwAR0Nha–gveQwzv8vC2SrGtQxpzuKob5DZc_mm-k6eeVG7vuvJ9PChAizC8

Artikulli i këtij portali të dyshimtë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)

Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave online të kërkimit, ku është gjetur artikulli autentik i mediumit austriak “Kosmo”, i përkthyer në gjuhën shqipe nga portali “GazetaExpress.com”. (shih këtu)

Ndërsa, artikullin e publikuar nga mediumi austriak “Kosmo” mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull të muajit shkurt, ku një medium austriak kishte ngritë pikëpyetjen lidhur më çështjen nëse po ringjallet ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se është arritur marrëveshja për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bazuar në metodologjinë e punë, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere