Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Titull i sajuar: Nuk është sulmuar centrali bërthamor

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se forcat ruse kanë sulmuar një central bërthamor.

Nga verifikimi i fakteve i kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky portal ka pretenduar rrejshëm për një sulm në centralin bërthamor nga forcat ruse, pasi në artikull gjendet lajmi i ditës së djeshme (14 mars), ku u raportua se  trupat ruse kanë hedhur në erë municione përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya.

Pra, nuk është e vërtetë se ka ndodhur sulm në centralin bërthamor, siç pretendohet rrejshëm nga ky portal i dyshimtë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në “banglarrepoter.com”:

E FUNDIT/ Rusia suImon centraIin bërthamor në Ukrainë, rrezίkohet e gjithë Evropa

BBC raporton se trupat ruse kanë shpërthyer municione përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya.

Në mesazhin e publikuar në Telegram, nga kompania e energjisë bërthamore në Ukrainë Energoatom, theksohet se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur nga shpërthimi.


Vegëza e artikullit të publikuar në “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/13317?fbclid=IwAR3QXHdDGVbsJSjgfcUAtBUvm5gRZacUHpCDBWMCILCtwFp3xgWWEZGbcuU
https://banglarreporter.com/archives/13317?fbclid=IwAR3QXHdDGVbsJSjgfcUAtBUvm5gRZacUHpCDBWMCILCtwFp3xgWWEZGbcuU

Artikulli me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja me mbi 90 mijë ndjekës “Gazeta Aktive”. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info përmes makinave online të kërkimit dhe rrjeteve sociale, është gjetur artikulli i publikuar në disa media online në Kosovë, të cilat kanë raportuar saktë lidhur me këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull të ditës së djeshme (14 mars), ku raportohej se forcat ruse kanë hedhur në erë municione të cilat gjendeshin afër centralit bërthamor në Zaporizhzhya.

Por, këtij artikulli i është vënë titull i rremë me pretendimin se forcat ruse kanë sulmuar centralin bërthamor, kështu duke e rrezikuar të gjithë Evropën.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere