Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Mediumi në gjuhën serbe pretendon rrejshëm se Olluri e ka quajtur Kurtin hajn

HIBRID

Mediumi online në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” ka publikuar një artikull, duke pretenduar se gazetari Parim Olluri,  e ka quajtur hajn kryeministrin Albin Kurti, gjatë edicionit të mbrëmshëm (24 mars) të emisionit Pressing në T7.

Por ky pretendim i bërë në artikullin e “Kosovo-online.com”, rezulton të jetë i pa vërtetë.

Kjo u vërtetua pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, që del se Olluri në emisionin Pressing nuk e ka quajtur Kurtin “hajn”, por “hajgarexhi”.


Pjesë nga artikulli i “Kosovo-online.com” i përkthyer në gjuhën shqipe:

Olluri: Kurti lëvizte si luan përballë QUINT-it dhe ata e panë si hajdut

“Ata besojnë se njeriu që e udhëheq shtetin e Kosovës ka interesat e veta politike dhe nuk e merr seriozisht mbrojtjen e sovranitetit.” Ata reagojnë ndaj hajdutit duke thënë “shokë nuk mund të hyni në BE” për të bërë pazare me ne, sepse ju jeni tipi që flisni për sovranitet dhe nuk keni sovranitet as në ajër, as në kufi”, tha Olluri.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovo-online.com”:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/oluri-kurti-se-kretao-ispred-kvinte-kao-lav-oni-ga-vide-kao-lopova-25-3-2022?fbclid=IwAR1aQZ2ArlYZmCiMwVd4eOpvGnl96UFjfdus9jn2npjJSW80rxu9qjHX3Qo


Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në portalin “GazetaExpress.com”, ku tregon qartë se Olluri e ka quajtur kryeministrin Kurti me epitetin “hajgarexhi” e jo “hajn”, siç pretendohet rrejshëm në artikullin e lartcekur. (shih këtu)


Analiza:

Mediumi online në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” ka publikuar një deklaratë të Ollurit, i cili e ka quajtur kryeministrin Kurti si një “hajgarexhi” përballë përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it.

Por, ky medium ka pretenduar rrejshëm se Olluri e ka quajtur Kurtin “hajn”.

Nga verifikimi i fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere