[email protected]
Ri-publikohet artikulli me pretendim të rremë
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Rakiq: Nëse na falni Mitrovicën atëherë e pranojmë Kosovën”, është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet një lajm i vjetër (13 janar 2019), atëkohë kur kreu Listës Serbe, Goran Rakiq, kishte deklaruar se nuk ka ndonjë mik shqiptar.

Pra, pretendimi i ngritur në titull, rezulton të jetë i rremë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/rakiq-nese-na-falni-mitrovicen-atehere-e-pranojme-kosoven/?fbclid=IwAR0Crw1Lwk4OIXf7Ps0MY_ZYoPYRsvkIhq9evJpp-b8hbV99z_ikyYX_-yA

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin me deklaratë autentike të Rakiqit, të publikuar në kohë reale (13 janar 2019) nga disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Kjo nuk është hera e parë që ky artikull me titull të rremë është publikuar nga portale të dyshimta.

Në muajin shkurt të këtij viti i njëjti artikull është publikuar nga portali tjetër i dyshimtë me emrin “banglarreporter.com”, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar një artikull të vjetër, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others