[email protected]
Mos bini pre e këtij mashtrimi që po shpërndahet në WhatsApp
shape
shape
shape

Përdoruesit e aplikacionit “WHATSAPP” janë paralajmëruar për një mesazh të dyshimtë që po përdoret nga hakerët për të fituar kontrollin e llogarive individuale.

Mashtruesit po maskohen si mbështetje (support) e WhatsApp, duke pretenduar se ju duhet t’u dërgoni atyre një kod për të provuar se jeni përdorues i vërtetë i këtij aplikacioni, shkruan The Sun.

Kujdes nëse merrni një mesazh të tillë:


Me anë të këtij mesazhi, ata kërcënojnë se do t’ua ndalojnë qasjen nga WhatsApp nëse nuk e dërgoni kodin, në një përpjekje për të trembur njerëzit që të marrin një vendim të nxituar.

Por në fakt, kodi u lejon atyre të kenë akses në llogarinë tuaj dhe të bëjnë atë që u pëlqen.

Mashtruesit mund ta përdorin atë për të gjetur informacione ose për t’u dërguar mesazh miqve dhe familjes për t’i mashtruar që t’u kërkojnë para.


Njohësi i platformave online Fahad Malik zbuloi këtë mashtrim të cilin e postoi në Twitter, duke thënë:

 “Shumë njerëz që njoh e kanë marrë këtë mesazh në 24 orët e fundit. Ky është një mashtrim total, pasi të jepni kodin tuaj,llogaria juaj në WhatsApp do të hakohet dhe ata fitojnë akses në të. ËSHTË E rreme dhe mashtruese! MOS E SHPËRNDAJ KODIN TUAJ NË WHATSAPP”.


Mesazhi pretendon të jetë i automatizuar dhe thotë “llogaria juaj WhatsApp është raportuar si ‘e dyshimtë'”.

“Nëse e shpërfillni këtë kërkesë, llogaria juaj do të bllokohet menjëherë”, thuhet në mesazhin që po qarkullon në WhatsApp.

Jo vetëm që një kërkesë kaq e çuditshme duhet të jetë një alarm për këdo, por ka edhe shenja të tjera që sugjerojnë se e gjithë kjo është një mashtrim i madh.

Veçanërisht, gabimet të shumta në drejtshkrim, gjë që nuk do të ndodhte nëse do të ishte një mesazh zyrtar.

Llogaritë zyrtare të WhatsApp kanë gjithashtu një bexh verifikues te emri i profilit – kjo nuk ka, kështu që ju duhet të mos i besoni një mesazhi të tillë.

Nëse e shihni, raportoni dhe bllokoni numrin dhe mbi të gjitha mos t’i përgjigjeni këtij mesazhi.

Share With Others