Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet artikulli me pretendimin e rremë për njohje

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news31post.com” ka publikuar një artikull me titull “Urime të gjithëve / Ky është shteti që pranoi Kosovën!”

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili përmban titull të rremë që nuk i përgjigjet përmbajtjes, ndërsa lajmi është i vjetër, i publikuar në shtator të vitit 2020.

Në përmbajtje gjendet lajmi që ka të bëjë me Zv.ministrin e jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar, i cili më 23 shtator të vitit 2020 në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, kishte paralajmëruar një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës nga Kievi zyrtar.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news31post.com”:

https://news31post.com/archive/5058/?fbclid=IwAR3dxkuh2KcFmbrY8NSYiYyW27E2mJGlJPGShnN8ZkyHRGS_C4BRcNRo12I

Artikulli me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës. (shih këtu)

Kjo nuk është hera e parë që ky artikull me titull të rremë publikohet nga portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe.

Hibrid.info ka trajtuar këtë artikull disa herë, i cili ka filluar të publikohet që nga viti 2020. (shih këtu, këtu dhe këtu)

Gjatë kësaj interviste, është parë se Bodnar nuk ka përmendur asnjëherë njohjen e menjëhershme të Kosovës nga shteti të cilin e përfaqëson. E gjitha çfarë ka përmendur ky zyrtar i lartë ukrainas, ishte vetëm mundësia që Kosova të njihet nga Kievi zyrtar, duke shtuar se kjo procedurë ende është në hapat e parë. (shih këtu)


Analiza:

Titulli i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news31post.com” është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Ky artikull hyn në kategorinë “Clickbait”, pasi që pretendohet të paraqitet diçka që, në fakt, nuk është thënë nga zv. ministri urkainas Vasyl Bodnar.

Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere