Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli e as imazhi nuk e bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Brazil

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info”, ka publikuar dje (12 nëntor) një artikull me titull “Derisa po shkonte në spital për të lindur, e reja dhe foshnja humbin jetën në aksident”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, i cili nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje.

Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit ku thuhet se “Një grua shtatzënë, foshnja e saj e palindur dhe nëna e saj vdiqën tragjikisht në Brazil, pas një aksidenti automobilistik”.

Gjithashtu, as përmes imazhit nuk jepen sqarime për vendndondhjen e ngjarjes, por i njëjti ka vetëm mbishkrimin “Lajmi i fundit”.

Pasi që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit duke i bërë ata që të kuptojnë se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/696045/derisa-po-shkonte-ne-spital-per-te-lindur-e-reja-dhe-foshnja-humbin-jeten-ne-aksident/?fbclid=IwAR3M9ZRm2mC4vI1AGsCM8nMWRu0BWzlXWA5DTSaLLByFAz0qRHSPyelE0iw


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë me ngjarjen që ka ndodhur në një qytet në Brazil, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa media të huaja. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me një aksident me humbje jete në Brazil, por në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere