Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Titull tërësisht i trilluar dhe keqinformues

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com”, ka publikuar artikullin me titull “Komandanti i KFOR i reagon Beogradit: SHBA e ka krijuar Ushtrinë e Kosovës dhe e njeh Mandatin e tyre”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili përmban titull të sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Gjithashtu lajmi është i vjetër, i muajit tetor të vitit 2018, i bazuar në një intervistë të Cesare Marinelli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/13995?fbclid=IwAR1Tpg0x5sy9BXeKbdz2XBRHFZ1Xzddx_B9e7630W5HrW8EDV85gkj-5M-8
https://banglarreporter.com/archives/13995?fbclid=IwAR1Tpg0x5sy9BXeKbdz2XBRHFZ1Xzddx_B9e7630W5HrW8EDV85gkj-5M-8

Në titull paraqitet edhe një keqinformim, duke iu referuar Cesare Marinelli-it si komandat i KFOR-it.

Në fakt, bëhet fjalë për kreun e zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, Cesar Marinelli, i cili atëkohë kishte deklaruar se trupat e NATO-së nuk do të tërhiqen nga Kosova, as nuk do të zvogëlojë numrin e ushtarëve, duke shtuar se kur vjen fjala për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ne i pranojmë ata në mandatin aktual.

Por, Marinelli asnjëherë nuk ka përmendur se SHBA e ka krijuar Ushtrinë e Kosovës, si dhe nuk ka pasur ndonjë reagim të KFOR-it ndaj Beogradit, siç pretendohet rrejshëm në titull.

Ky portal i dyshimtë, përveç që ka vënë titull të sajuar, autori ka ndërhyrë në përmbajtje duke i zëvendësuar disa shkronja me numra dhe simbole, në mënyrë që ta vështirësojë verifikimin e fakteve në këtë artikull. Por, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në “Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe.


Artikullin autentik të publikuar më 26 tetor 2018 nga Zëri i Amerikës në gjuhën serbe, mund ta gjeni këtu.


Artikulli është publikuar edhe në disa media online në Kosovë, që mund t’i gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2018, atëkohë kur kreu i zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, Cesar Marineli, kishte thënë se Forcën e Sigurisë së Kosovës e pranojmë në mandatin e tyre aktual.

Por, ky portal i dyshimtë, këtë artikull të vjetër është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere