Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se ministri i jashtëm turk e ka uruar Kurtin për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Në mediat sociale qarkullon një pretendim se ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, i ka uruar fitoren kandidatit të LVV-së për kryeministër, Albin Kurti për zgjedhjet e 9 shkurtit gjatë një bisede telefonike.

Ky pretendim është publikuar nga faqja në Facebook “Lajme Nga Bota”, e cila e ka shoqëruar atë me një fotografi ilustruese ku shihen Kurti dhe ministri turk, Fidan.

A qëndron pretendimi?

Faqja në Facebook me emrin “Lajme Nga Bota”, në një postim të bërë më 10 shkurt, pretendoi se “Ministri i Jashtëm Turk, Hakan Fidan, përmes një bisede telefonike ia uron fitoren Kryeministrit Albin Kurti”.

Gjatë kërkimeve të bëra në faqen zyrtare të ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, në atë të Kryeministrisë së Kosovës, por edhe në internet, nuk është gjetur asnjë informacion që mbështet pretendimin e mësipërm.

Pra, nuk është gjetur informacion që konfirmon një bisedë telefonike ku ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, i ka uruar fitoren kandidatit të LVV-së për kryeministër, Albin Kurti.

Është e rëndësishme të theksohet se Kurti, në cilësinë e kryeministrit, dhe ministri Fidan kanë pasur komunikime të mëparshme. Më 27 korrik 2023, si kryeministër, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin Fidan, duke e uruar këtë të fundit për rezultatet e zgjedhjeve dhe detyrën e re.  (këtu)

Edhe më 31 maj 2024, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u takua me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Ankara. (këtu)

Gjithashtu, më 6 shtator 2024, në cilësinë e kryeministrit, Kurti pati mirëpritur ministrin Fidan në Prishtinë, ku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, sigurinë dhe integrimet euroatlantike. (këtu)


Analiza:

Në mediat sociale është shpërndarë një pretendim sipas të cilit, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, e ka uruar kandidatit të LVV-së për kryeministër Albin Kurti për fitore të zgjedhjeve të 9 shkurtit, përmes një bisede telefonike.

Megjithatë, përpos këtij pretendimi të pabazuar, nuk ka asnjë informacion që mbështet pretendimin për një urim të fitores nga ana e ministrit të jashtëm turk ndaj kandidatit të LVV-së për kryeministër, Kurti.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere