Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për një “martesë” të ish-Presidentes Jahjaga

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “Gazeta Aktive” dje (29 maj) ka publikuar një artikull me titull “I jep fund ‘Beqarisë’ për herë të dytë, njihuni me burrin e ri të Atifete Jahjagas “.

Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, ky lajm rezulton të jetë i vjetër, i cili u publikua në gusht të vitit 2018. Gjithashtu, artikulli nuk ka të bëjë me dasmën e ish-presidentes Atifete Jahjaga, por të ish-bashkëshortit të saj, Astrit Kuqi.


Vegëza e artikullit të publikuar nga faqja “Gazeta Aktive” në Facebook:

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/382269867276370


Ky artikull i postuar nga faqja e lartcekur, është publikuar në mars të këtij viti nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com”. (shih këtu)


Nga hulumtimi i kryer, hibrid.info ka gjetur se artikulli autentik është publikuar nga portali “gazetablic.com”, i cili duket se është fshirë nga ky medium online.

Por, lajmi është publikuar nga portale tjera në Kosovë, të cilat kanë cituar mediumin online “Gazetablic.com”. (shih këtu dhe këtu)


Megjithatë, gjatë kërkimit në Google, janë gjetur disa fotografi nga dasma e ish-bashkëshortit të ish-presidentes Jahjaga, të cilat mbajnë mbishkrimin e portalit “GazetaBlic.com”.

Fotografitë me mbishkrimin “GazetaBlic”:


Analiza:

Faqja në Facebook “Gazeta Aktive” ka publikuar një artikull të vjetër, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se artikulli nuk ka të bëjë me dasmën e ish-presidentes Jahjaga, por të ish-bashkëshortit të saj, i cili në gusht të vitit 2018 kurorëzoi lidhjen e tij me martesë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere