Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër që nuk i pergjigjet kontekstit aktual

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglarcontent24.com” ka publikuar artikullin me titull “Pritet bashkëpunim mes PDK-së dhe VV-së!”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, titulli i së cilit rezulton të jetë i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër, i muajit qershor të vitit 2020, atëkohë kur anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tashmë ministre e Drejtësisë, kishte deklaruar se PDK-ja duhet të reformohet për të arritur që të ketë bashkëpunim me ta.

Pra, lajmi është i vjetër, që nuk ndërlidhet me kontekstin aktual të zhvillimeve politike.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Banglarcontent24.com”:

https://banglacontent24.com/sites/2022/06/01/pritet-bashkepunim-mes-pdk-se-dhe-vv-sea-pajtoheni/?fbclid=IwAR1SY3_ON57xnL6CWQkN16lqOR0Z7NthdSGQdMRhCNhhgq01ksKpDSi38Yk
https://banglacontent24.com/sites/2022/06/01/pritet-bashkepunim-mes-pdk-se-dhe-vv-sea-pajtoheni/?fbclid=IwAR1SY3_ON57xnL6CWQkN16lqOR0Z7NthdSGQdMRhCNhhgq01ksKpDSi38Yk

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh. (shih këtu)


Gjithashtu, këtij artikullit i është vënë fotografi jo adekuate, në të cilën shihen portreti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe deputetit të PDK-së, Enver Hoxhajt, ndërsa në artikull nuk përmenden asnjëherë emrat e tyre.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (10 qershor 2020) nga portali i televizionit “ABC News” në Shqipëri. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Banglarcontent24.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2020, atëkohë kur anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, kishte deklaruar se PDK-ja duhet të reformohet për të pasur një bashkëpunim me VV-në.

Këtë deklaratë Haxhiu e bëri gjatë kohës kur Lëvizja Vetëvendosje ishte në opozitë së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës. Ajo gjatë një interviste dhënë për “ABC News”, ishte shprehur se PDK-ja duhet të reformohet për të arritur që të ketë bashkëpunim me ta.

Ky portal i dyshimtë, këtë artikull të vjetër është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë me pretendimin se pritet bashkëpunim ndërmjet VV-së dhe PDK-së.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere