Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli përgjithësues nuk e tregon vendndodhjen e ngjarjes

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova sot” ka publikuar dje (13 shtator) një artikull me titull “Humbin jetën 6 punëtorë pasi shkëputet vinçi”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se në titull nuk tregohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Vendndodhja kuptohet në përmbajtjen e artikullit, që sqaron se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në një kantier ndërtimi në qytetin jugperëndimor të Kinës, Chengdu.

Duke parë faktin që portali informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumica e lexuesve të tij janë shqip-folës (shih këtu), titulli lë hapësirë për interpretim se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga  portali “Kosova Sot”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/688785/humbin-jeten-6-punetore-pasi-shkeputet-vinci/?fbclid=IwAR2g7URKziGcoonLhai5QbwIPxqwb-1ExApsBbYVDQajp7oArdWGXXSA4Os


Hibrid.info po ashtu për të vërtetuar se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Kinë, ka gjetur të publikuar në media të huaja artikuj në lidhje me ngjarjen në fjalë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar një artikull në lidhje me vdekjen e disa personave në një kantierë ndërtimi, por që në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Mediumi online “kosova-sot.info”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere