Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Faqja e dyshimtë “Telegrafi – Loja Shperblyese” publikon lojë shpërblyese të rreme

HIBRID

Një faqja e dyshimtë në Facebook e quajtur “Telegrafi – Loja Shperblyese”, pretendon se ka publikuar një lojë shpërblyese.

Në kuadër të kësaj faqeje në Facebook, që mbanë emrin dhe logon e njëjtë me të mediumit online në gjuhën shqipe “Telegrafi.com”, është bërë një postim me pretendimin se është organizuar një lojë shpërblyese për të fituar një telefon të mençur “Iphone 13”. Por ky postim rezulton të jetë mashtrim.

Me anë të kësaj faqeje tentohet të vihen në lajthitje ndjekësit, përmes postimit:

Loja shperblyese nga Ezo Electronics

Luaj dhe fito Iphone 13

Loja perfundon me daten 30.06.2022

Per tu bere pjese e lojes keto jane kriteret:

1. Beje like faqen tone

2. Bej tag 2 shok ne postimin e lojes

3. Vazhdo dhe mbush aplikacionin ne platformen tone.


Më poshtë mund të qeni fotografinë e kësaj faqe mashtruese me pretendim të rremë për lojë shpërblyese:


Po ashtu,  duhet cekur se kjo faqe u hap me datë 7 qershor 2022, ku me anë të këtij postimi mashtrues ka arritur të mbledhë 167 ndjekës. (shih këtu)


Në këtë postim mashtrues, është vendosur edhe logoja e një dyqani elektronik “AZA Electronics” në Facebook, kompani kjo që operon në disa qytete në Shqipëri, duke pretendohet se është sponsor i kësaj loje shpërblyese. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info është parë se, një postim i tillë, nuk gjendet fare në faqet e mediave sociale as të portalit “Telegrafi.com” e as dyqani elektronik “AZA Electronics”. Pra, mund të shihet se dy këto entitete nuk kanë organizuar ndonjë lojë shpërblyese, siç pretendohet në faqen e dyshimtë në Facebook me emrin “Telegrafi – Loja Shperblyese”.

Kjo lojë mashtruese, është shpërndarë 13 herë nga ndjekësit e kësaj faqe, ndërsa ka gjeneruar qindra komente e reagime. (shih foton pasuese më poshtë)


Analiza:

Pas procesit të kontrollit të fakteve dhe analizës së tyre, rezulton se vërtetësia e faqes së kontrolluar me emrin “Telegrafi –Loja Shperblyese”, është e dyshimtë.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo faqe është e hapur më 7 qershor 2022. Gjithashtu, edhe nga hulumtimi i kryer në faqen e “Telegrafi.com” dhe dyqanit elektronik “AZA Electronics”, nuk është gjetur ndonjë lojë shpërblyese e organizuar nga to.

Pas analizës së kontrollti të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë faqe në Facebook si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere