[email protected]
Mediat kosovare e gabojnë lajmin: Tërmeti nuk ka ndodhur 63 km larg Kosovës, por në ishullin grek Kos me shpejtësi 63 km/S
shape
shape
shape

Disa media online kanë publikuar një artikull me lajm për një termet të ndodhur në ishullin Kos në Greqi, të ndodhur gjatë ditës së djeshme. Mirëpo, raportimi për këtë fenomen është bërë gabimisht.

Gabimi ka ndodhur në identifikimin e ishullit Kos që ndodhet në juglindje të Greqisë, (pranë brigjeve turke të Egjeut), si shkurtesa e Kosovës, duke i vendosur thurje (hashtag). Këtë “huqje” fillimisht e ka bërë vetë Organizata e Shkencëtarëve të Pavarur për informim në kohë reale rreth tërmeteve (CSEM/EMSC) në një postim në Twitter (shih postimin këtu). Pas përdorimit të thurjes “#Kos”, Twitter automatikisht e ka njohur si shkurtesë të Kosovës, duke i vendosur edhe flamurin. Një gjë e tillë duket se nuk është vërejtur nga vetë përgjegjësit e CSEM/EMSC për rrjete sociale.

Pre e këtij gabimi kanë rënë edhe mediat në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e mediave online, nuk e kanë verifikuar informatën, duke bërë tituj si: “Tjetër tërmet në Mesdhe, 63 kilometra larg Kosovës”, “Tjetër tërmet në Mesdhe, 63 kilometra larg Kosovës”, etj.

Vegëzat e publikimit të këtij lajmi nga disa media kosovare në gjuhën shqipe:

https://www.periskopi.com/tjeter-termet-ne-mesdhe-63-kilometra-larg-kosoves/?fbclid=IwAR2WLK3OAxUk84E1MB4zrNdFazjHImnUN08XRB1eO9N_8XUImERapm6Kz18

https://insajderi.org/tjeter-termet-ne-mesdhe-63-kilometra-larg-kosoves/?fbclid=IwAR1mZaB4aT-l4oghSdFwugoBv-3oFn_UctiSVv-71rhk8erDmMygc7M66Bo


Si rezultat i hulumtimit të hibrid.info, shihet se postimi i CSEM/EMSC ka qenë një lëshim, gjë që i ka vënë në lajthitje edhe mediat kosovare. Pra tërmeti nuk ka ndodhur 63 km larg Kosovës, siç është interpretuar nga mediat, por ka ndodhur në ishullin grek Kos, dhe ka pasur magnitudë (valë) prej 63 kilometra për sekondë (km/S).

Postimi i CSEM/EMSC në Twitter:



Duket se gabimi i mediave kosovare, përveç që kanë rënë pre e lëshimit nga CSEM/EMSC te identifikimi i ishullit Kos me Kosovën, ka qenë edhe te leximi i njësisë matëse, duke mos e vërejtur se përveç njësisë matëse km, është edhe sekondës (S), që së bashku e matin shpejtësinë dhe jo gjatësinë (shih sqarimin këtu në gjuhën angleze).


Gjithashtu, në vet hartën e postuar nga CSEM/EMSC, shihet qartë se ky ishull është shumë larg Kosovës. Pra nuk mund që një ishull në pjesën juglindore të Greqisë të jetë larg Kosovës vetëm 63 km. Sipas hulumtimit të bërë nga hibrid.info, rezulton se distanca mes Kosovës dhe ishullit Kos të Greqisë është rreth 780 km vijë direkte ajrore, bazuar në matjet e “Google Maps” (këtu).


Analiza:

Nga ajo që u hulumtuar dhe kontrollua, u pa që CSEM/EMSC ka gabuar në emërtimin e ishullit Kos, duke bërë që Twitter ta njeh këtë si shkurtesë të Kosovës (#Kos). Përveç këtij instituti, kanë qenë edhe mediat e Kosovës që kanë bërë gabim. Siç mund të shihet, gabimi i CSEM/EMSC i ka hutuar autorët e artikujve në mediat kosovare, duke i bërë të mendojnë se bëhet fjalë për Kosovën dhe duke e ngatërruar njësinë matëse të shpejtësisë së magnitudës kilometër për sekondë (km/S), ta ngatërrojnë me njësinë matëse të gjatësisë kilometër (km). Pra tërmeti nuk ka ndodhur 63 kilometra nga Kosova dhe lajmi nuk ka fare të bëjë me Kosovën. Për këtë arsye, bazuar në metodologji, hibrid.info e vlerëson këtë si “Gabim” edhe të CSEM/EMSC por edhe të portaleve informuese kosovare.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others