Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Kurti ka premtuar dyfishin e të ardhurave për veteranët

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazetaz.com” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se do t’ua dyfishojë pensionin veteranëve të luftës.

Artikulli përmban titull komplet të sajuar, dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi që lajmi ka të bëjë me ftesën e Kurtit për takim me veteranët e UÇK-së sot (17 qershor) në orën 09:00.

Pra, pretendimi i bërë në titull se Kurti ka premtuar dyfishimin e pensionit për veteranët e luftës, rezulton të jetë i rremë.


Artikulli i publikuar nw portalin e dyshimtw “gazetaz.com”:

Unë νeteranët i dua, do ta paguaj dufishin, Por kam një kυsht (DOKUMENT)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim v eteranët e UÇK-së për nesër në orën 09:00.

Megjithatë, v eteranët kanë vazhduar protestën e tyre para Kuvendit duke kërkuar ndërprerjen e seancës.

Herë pas here ka pasur edhe sh tyrje mes P olicisë e v eteranëve, mirëpo që udhëheqësit e tubimit kanë bërë thirrje për q etësi.

Ndërkaq lajmi.net ka siguruar ftesën që Kurti ua ka dërguar v eteranëve:


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazetaz.com”:

https://gazetaz.com/une-%ce%bdeteranet-i-dua-do-ta-paguaj-dufishin-por-kam-nje-k%cf%85sht-dokument/?fbclid=IwAR1d_T5nQd9k8DtAn_l3g_MIawkAp8R_zds2eip9B-QKXNyNRjQOaCIdy2c

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja”, e cila numëron mbi 80 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në portalin “lajmi.net”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazetaz.com” ka publikuar një artikull të portalit “lajmi.net”, i cili ka të bëjë me ftesën e Kurtit për takim me veteranët e luftës për të diskutuar në lidhje me pakënaqësitë rreth Ligjit për pagën minimale.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë titull të rremë se Kurti ka deklaruar që do të dyfishojë pensionin veteranëve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere