Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ademi demanton lajmin për UEFA-n

SHKELZEN OSMANI

Kategoria: #Demantim; #Lajm i rremë; # Shpërndarje e lajmit të rremë; # Përmbajtje e pa verifikuar; #Dezinformoftë

Mediat vendore sot më datën 11 gusht 2020, kanë publikuar një artikull me pretendimin se Komiteti i Etikës në UEFA i ka kërkuar kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, që të dërgojë dëshmi që argumentojë pafajësinë lidhur me procesin gjyqësor që po vazhdon ndaj tij. Ademi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Prishtinë me 9 muaj burgim efektiv për kërcenim dhe sulm, ndërsa lënda më pas kishte kaluar për t’u trajtuar në Gjykatën Supreme.

Mediumi i parë që e kishte publikuar këtë lajm ishte SuperSport.al, duke u thirrur në disa burime. Ndërsa, i njëjti lajm është shpërndarë edhe nga media tjera lokale.

Publikimi i plotë i lajmit:

“Dënimet e dhëna nga Gjykata për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kanë alarmuar edhe shtëpinë̈ më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA-n. Sipas informatave që ka SuperSport, Komiteti i Etikës në UEFA i ka kërkuar zotit Ademi që të dërgojë dëshmi për pafajësinë e tij, diçka që nuk ka arritur të bëjë, duke qenë se procesi gjyqësor ndaj tij po vazhdon me lëndën që aktualisht gjendet në Gjykatën Supreme, përderisa, paraprakisht, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar dënimin e tij me 9 muaj burgim efektiv për kërcënim dhe sulm.

Ademit i është shtyrë vuajtja e dënimit me burg nga Gjykata me arsyetimin e gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore. Sidoqoftë, UEFA tashmë ka humbur durimin dhe ka disa ditë që Komiteti i Etikës dhe organi më i lartë i futbollit europian Agim Ademin nuk e njeh si kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës”.

https://www.supersport.al/denimi-i-ademit-alarmon-uefa-n-i-kerkon-deshmine-e-pafajesise-kryetarit-te-ffk-se/
https://www.veriu.info/ekskluzive-uefa-kerkon-doreheqjen-e-ademit-i-dergon-leter-ffkse/

https://indeksonline.net/denimi-i-ademit-alarmon-uefa-n-i-kerkon-deshmine-e-pafajesise-kryetarit-te-ffk-se/

Demantimi:

Publikimi në portalin “SuperSport” është demantuar menjëherë nga vetë kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

“Asnjë letër nuk më ka ardhur nga UEFA. Ato janë vetëm fjalë të disa medieve të caktuara”, tha Ademi për lajmi.net.

Verifikimi:

Stafi i Hibrid.info, pas analizës së lajmit të publikuar në media, e ka cilësuar atë si lajm të rremë apo dezinformatë, shpërndarje e lajmeve të rreme dhe përmbajte e pa verifikuar.

Arsyetimi:

Lajm i rremë – lajmi në “SuperSport” është i publikuar me informata të pa verifikuara dhe i pa dokumentar me fakte, si dhe i njëjti është demantuar.

Shpërndarje e lajmeve të rreme – media të ndryshme kanë shpërndarë këtë lajm, pa i verifikuar burimet.

Dezinformatë – autori i lajmit nuk ka arritur të vërtetojë saktësi në mungesë të fakteve.

Përmbajtje e pa verifikuar – autori i ka shkruar përmbajtje duke mos pasur argumente që e plotësojnë atë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere