Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Biden nuk i ka thënë Macronit se “Kosovën e dua në BE dhe NATO”

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazeta.thenews48hr.com” ka publikuar artikullin me titull “Joe Biden e humb durimin me Macronin: Kosovën e dua në BE dhe NATO!”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, pasi i njëjti nuk korrespodon me përmbajtjen.

Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet lajm i vjetër i publikuar me datë 8 shkurt të këtij viti, atëkohë kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kishin mbajtur takimin e parë bilateral, dhe pas bisedimeve treguan se folën për çështjet më të rëndësishme të politikës, përfshirë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

“Ne e konfirmuam përkushtimin tonë që ta përfundojmë punën në integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet e Bashkimit Evropian dhe që më në fund ta realizojmë Evropën si të tërë, të lirë e në paqe”, tha Biden, gjatë konferencës së përbashkët.

Pra, nuk është e vërtetë që Biden i ka thënë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se e do Kosovën në BE dhe NATO, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazeta.thenews48hr.com”:

https://gazeta.thenews48hr.com/lajme/joe-biden-e-humb-durimin-me-macronin-kosoven-e-dua-ne-be-dhe-nato/?fbclid=IwAR3HBaVGMi1Kpe3B-T5rjxgmTK5YyDgBCHxx1Q-r8KzVGHYpqLcj2K3XDKw

Artikulli është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Analiza”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh. (shih këtu)


Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (8 shkurt 2022) nga portali “Klankosova.tv”, i cili është postuar nga portali i dyshimtë “gazeta.thenews48hr.com” me pretendimin të paraqitet si aktual. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazeta.thenews48hr.com” ka publikuar një artikull të vjetër (8 shkurt 2022), i cili ka të bëjë me takimin e parë bilateral ndërmjet Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, të cilët kishin diskutuar për çështjet më të rëndësishme të politikës, përfshirë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, ky portal i dyshimtë është munduar që këtë artikull të vjetër ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë dhe duke i dhënë kontekst tjetër.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere