Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Siguria, si fushë e dezinformimit

HIBRID

Kur është në pyetje siguria e qytetarëve, dezinformatat kalojnë lehtë. Siguria është një prej atyre nevojave bazë të secilit individ, dhe kur e ndjejmë se kjo siguri po na kërcënohet, pa marrë parasysh sa mendje kritike mund të kemi, frikësohemi.  Pra, kjo ndikon që të rritet frika e të ulet gjykimi kritik.

Çështjet e sigurisë bëjnë që njerëzit të bien shumë lehtë pre e dezinformatave që paralajmërojnë se mund të ketë luftë, rrjedhimisht mund të kërcënohet siguria jonë individuale.

Prandaj, një prej qëllimeve të dezinformatave është mbjellja e dyshimit dhe pasigurisë. Krahas dezinformatave, veriu dhe dialogu Kosovë- Serbi, edhe gjatë vitit 2023 i ka dominuar edhe raportimet e përmbajtjet e mediave në tërësi.

Teksa pasiguria në veri ka shërbyer gjerësisht për dezinformim, rrjedhimisht ka ndikuar edhe te dezinformimi te një aspekt tjetër i sigurisë: armatosja e FSK-së.

Kjo temë ka mbizotëruar si burim dezinformimi zakonisht ndërlidhur me zhvillimet në veri të Kosovës. Përmes dezinformatave krijohej dyshimi mbi kërcënimin e sigurisë, prodhuesit e dezinformatave nisnin me informacione të rreme se tash po armatoset FSK-ja dhe rrjedhimisht, Kosova është e gatshme me i dalë ballë secilit kërcënim që vjen nga jashtë.

Prodhuesit e dezinformatave në këtë drejtim pritet që edhe gjatë vitit 2024 të fokusohen në çështjet e sigurisë. Në njërën anë, e kemi jo-stabilitetin e vazhdueshëm në veri, e në anën tjetër paralajmërimet e vazhdueshme gati qe tri vjet prej krerëve të shtetit për mundësinë e luftës. Këto dyja bashkë pritet të ndikojnë që edhe gjatë këtij viti të diskutohet mundësia e ndonjë lufte të mundshme.

Përderisa 90% e vëmendjes së qytetarëve fokusohet te ngjarjet në veri dhe në mundësinë për luftë, ka shumë probleme tjera përbrenda që kalojnë pa u vënë re e pa krijuar zhurmë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere