Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

YouTube fillon largimin e videove dezinformuese rreth abortit

HIBRID

Videot që përfshijnë pretendime të rreme për sigurinë e abortit do të përfshihen në politikat e saja të dezinformimit, ka shkruar kompania në Twitter. YouTube tha se do të ofrojë informacion të sigurt për shëndetin në panelet e informacionit mbi videot e ndërprerjes (së abortit) dhe rezultatet e kërkimit.

Sipas grupit amerikan për drejtësi gjinore, UltraViolet, kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit publik por kompanitë e teknologjisë duhet të bëjnë më shumë.

Shaunna Thomas, bashkëthemeluesja dhe drejtoresha ekzekutive e UltraViolet, ka thënë se nevojiten veprime të menjëhershme për të parandaluar një “epidemi të dezinformimit” dhe t’u ofrohet shtatzënave informacione të besueshme për shëndetin riprodhues.

Ajo tha se kërkesa për këtë është bërë edhe më urgjente pas përmbysjes së vendimit Roe v Wade.

Përmbajtjet të cilat këshillojnë dhe promovojnë metoda të pasigurta të abortit, YouTube veçse ka filluar t’i largojë.  

Thomas ka thënë se “TikTok, Twitter dhe Meta duhet të ndjekin shembullin e YouTube dhe të ndalojnë përhapjen e këtij dezinformimi të rrezikshëm”.

‘Kërcënuese për jetën’

UltraViolet ishte në mesin e më shumë se 200 nënshkrueseve të një letre dërguar tek YouTube, Meta, TikTok dhe Twitter në fillim të këtij muaji, duke pretenduar se këto kompani “aktualisht po mundësonin dhe përfitonin nga dezinformata të rrezikshme mjekësore”.

Ofruesit mjekësorë amerikanë dhe organizatat jofitimprurëse që nënshkruan letrën thanë se përmbajtja që promovonte alternativa ndaj ilaçeve të miratuara për abortin ishte veçanërisht e rrezikshme dhe kërkonte veprime të menjëhershme nga kompanitë.

Postimet që promovojnë bimët toksike si metodë janë parë së fundmi në rrjetet sociale, duke ngritur alarmin tek ekspertët mjekësorë.

Medikamentet e miratuara nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave mifepristone dhe misoprostol konsiderohen si mënyra më e sigurt dhe më efektive mjekësore për t’i dhënë fund një shtatzënie të padëshiruar.

Promovimi i metodave dhe teorive “të patestuara” të abortit në mediat sociale “nuk është thjesht i pasigurta – por janë edhe kërcënim për jetën”, ka thënë Thomas.

Qendra për luftimin ndaj Urrejtjes Digjitale (CCDH) publikoi një raport në qershor duke pretenduar se përdoruesit që kërkonin klinika aborti dhe informacione, Google Search dhe Maps i drejtonin drejt klinikave “të rreme”.

Në shtetet tek të cilat aborti mund të bëhet i paligjshëm pas përmbysjes së vendimit Roe v Wade nga Gjykata e Lartë e SHBA-së, hulumtimi i CCDH zbuloi se 11% e kërkimeve në Google për aborte i orientuan përdoruesit në klinika që promovonin alternativa ndaj abortit.

Callum Hood, kreu i hulumtimit në CCDH, tha se kompanitë e teknologjisë “nuk mund të pretendojnë se po e marrin seriozisht dezinformimin rreth abortit derisa ta trajtojnë problemin në të gjitha format e tij”.

Ai tha se kjo përfshin veprimin ndaj reklamave mashtruese për “klinikat e rreme të abortit” dhe përmbajtje që promovojnë trajtime “të paprovuara dhe potencialisht të pasigurta” të ndërprerjes së abortit. (Artikulli i plotë i BBC-së)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere