Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Publikohet artikull satirik me pretendimin të paraqitet si i vërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “online.weblajme.com”, ka publikuar një artikull me titull “Studimi: Nëse vazhdoni t’i çoni fëmijët në shkolla, do bëhen hȯmȯsᶒksυalë”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky “studim” nuk është i vërtetë, pasi ky artikull është publikuar nga ueb-faqja satirike amerikane “Thebabylonbee”.

Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar më 13 qershor në ueb-faqen satirike “Thebabylonbee”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “online.weblajme.com”:

https://online.weblajme.com/2022/08/25/studimi-nese-vazhdoni-ti-coni-femijet-ne-shkolla-do-behen-h%c8%afm%c8%afs%e1%b6%92ks%cf%85ale/?fbclid=IwAR1enX2n7c-rDyWRdif-Opd7zndF_NZQUNEsY4qR3r5iC5ccUgir8A0NPCI

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet si “Qejfi i shqiptarit” (mbi 145 mijë ndjekës) dhe “Mesazhi Shqiptar” (mbi 220 mijë ndjekës).


Gjatë hulumtimit, hibrid.info ka gjetur këtë artikull të përkthyer nga “Thebabylonbee.com”, i cili është publikuar edhe në qershor nga ueb-faqja “Joq-albania.com”. (shih këtu)


Për ta qartësuar faktin se ueb-faqja “Thebabylonbee.com” është satirike, hibrid.info ka arritur ta vërtetojë atë përmes rubrikës së tyre “About Us” (Për ne) në faqen e tyre zyrtare.

Në përshkrimin e kësaj ueb-faqe thuhet: The Babylon Bee është faqja më e mirë e satirave në botë, krejtësisht e pagabueshme në të gjitha pretendimet e saj të së vërtetës. Ne shkruajmë satirë për gjërat e krishtera, gjërat politike dhe jetën e përditshme. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “online.weblajme.com” dhe “joq-albania.com” kanë publikuar një artikull satirik të marrë nga ueb-faqja satirike amerikane “Thebabylonbee.com”, me titull Studimi: Nëse vazhdoni t’i çoni fëmijët në shkolla, do bëhen homoseksualë”.

Në titullin e artikullit nuk tregohet se ky lajm është satirik, pra që nuk ka “studim” të bërë lidhur me këtë çështje, kështu duke lënë mundësi për keqinformim te lexuesit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Satirë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi i “Satirës” përfshinë përmbajtjen e cila përdor lajme të paramenduar që përdorin satirën për të treguar realitetin. Ky është edhe një mënyrë e raportimit i cili nuk është problematik, nëse media arrin të argumentojë se bëhet fjalë për një përmbajtje satirike.

Qëllimi i përfshirjes së këtij vlerësimi në metodologji është të tregohet ky lloj i përmbajtjes në situata kur mund të pretendohet se është një raport i vërtetë i mediave dhe kur bëhet potencialisht i dëmshëm në rast të transmetimit të mëtejshëm pa arritur që të shpjegohet qartë se bëhet fjalë për tekst satirik. Pra në raste të tilla, nëse një tekst nuk arrin të sqaroj se ka përmbajtje satirike, mund te kuptohet si i vërtetë dhe, si rrjedhojë, mund të krijojë opinion të gabuar tek audienca. Mirëpo, media që boton këtë lloj përmbajtjeje nuk mund të jetë në njërën nga listat negative vetëm për shkak të publikimit të këtij lloji të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere