Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull të rremë

HIBRID

Faqja në Facebook “KOHA E RE” (dje 31 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Albin Kurti sot para te gjitheve shpalosi sekretin me te madh Kosovar qe nga viti 1999 – ‘Te koordinuara nga Thaci dhe Vuciq’”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër, i publikuar në qershor të vitit 2021, atëkohë kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancë e Kuvendit në prag të takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, kishte kritikuar qeveritë e kaluara në raport me qasjen që kanë pasur në dialog, duke thënë se janë bërë incidente në terren të kontrolluara mes palëve negociuese siç ishte arrestimi mbase i orkestruar i Gjuriqit e të ngjashme.

Pra, nuk ka asnjë sekret të shpalosur nga Kurti, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në faqen “KOHA E RE” në Facebook:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02cUrPoNBPSLxa1wydJVmehktetxf35NNNdM11X6gb5wcZbLH1RkUNfu15x26U2ga4l&id=110278674853707


Ky artikull me titull të sajuar është publikuar më 12 qershor nga portali dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (11 qershor) në disa media online. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook me emrin “KOHA E RE” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2021, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të sajuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere