[email protected]
Pretendime pa fakte për magjinë e zezë
shape
shape
shape

Mediumi në gjuhën shqipe “Kosova-sot.info” sot (06 shtator) ka publikuar në të cilën pretendon për të fakte të reja rreth magjisë së zezë.

Artikulli mbanë titullin “Fakte të reja për magjinë e zezë që nuk i keni dëgjuar kurrë më pare” në të cilën pretendon në fakte të reja për magjinë e zezë, edhe pse nuk jepen të dhëna të bazuara në hulumtime vërtetuese.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info vlerëson se ky artikull klasifikohet si teori konspirative.


Vegëza e artikullit të botuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/planeti-x/640152/fakte-te-reja-per-magjine-e-zeze-qe-nuk-i-keni-degjuar-kurre-me-pare/?fbclid=IwAR0rlBN8M2v8mLcFRBckub96_CyrkUDLkI2SosMEReOs2BzaKSKkoPcDiLw


Pjesë nga teksti origjinal i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Magjia e zezë mund të bëhet në mënyra të ndryshme, por mënyra më e lehtë është që të bëhet me anë të ushqimit. Pra, ushqimet “mallkohen” dhe kush i ha ato, e pëson. Kjo është forma më e lehtë që t’i bëhet dikujt keq me anë të magjisë. Nëse njihni dikë që bën ëmbëlsira të ndryshme dhe i dhuron ato falas, atëherë duhet të keni dyshime rreth qëllimeve të tyre. Natyrisht, nuk d.m.th. automatikisht që njerëzit e tillë janë magjistarë. Por, duhet të kini kujdes!


Analiza:

Artikulli i publikuar nga mediumi në gjuhën shqipe “Kosova-sot.info” hedh pretendime të pabazuar në të dhëna të vërtetuara mbi magjinë e zezë.

Hybrid.info, në bazë të metodologjisë së punës vlerëson se këto pretendime klasifikohen si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others