[email protected]
Pretendohet rrejshëm se Zelensky ka urdhëruar 1 milionë ushtarë që të nisen drejt Rusisë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “analiza.koranews24.com” dje (7 shtator) ka publikuar një artikull me titull “ZeIenski jep urdhërin: 1 milionë ushtarë ukrainas nisen drejt Rusisë”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, që nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i publikuar më 10 korrik.

Në përmbajtje gjendet artikulli i publikuar nga “Abcnews.al”, ku thuhet se atëkohë ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksiy Reznikov kishte thënë për British Times se “ushtria ukrainase është e pajisur me armë moderne perëndimore dhe është gati të rimarrë rajonet jugore nga rusët” dhe se “Ukraina po grumbullon një forcë prej një milion ushtarësh të pajisur me armë perëndimore”.

Pra, lajmi është i vjetër dhe nuk është e vërtetë që presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka dhënë urdhër që 1 milionë ushtarë të nisen drejt Rusisë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “analiza.koranews24.com”:

https://analiza.koranews24.com/lajme/zeienski-jep-urdherin-1-milione-ushtare-ukrainas-nisen-drejt-rusise/

Ky artikull i vjetër dhe me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Analiza”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh reagimesh e komentesh. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar më 10 korrik nga portali informativ “Abcnews.al”, i cili edhe është cituar nga portali i dyshimtë “analiza.koranews24.com”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “analiza.koranews24.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit korrik, atëkohë kur ministri i mbrojtjes në Ukrainë, Oleksiy Reznikov kishte deklaruar se Ukraina po grumbullon një forcë prej një milion ushtarësh të pajisur me armë perëndimore për të rimarrë rajonet jugore nga rusët.

Mirëpo, ky artikull është munduar të paraqitet si actual, duke i vënë edhe titull të rremë me pretendimin se Zelensky ka urdhëruar 1 milionë ushtarë që të nisen drejt Rusisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others