[email protected]
Nuk bëhet fjalë për Albin Kurtin, siç prezantohet në fotografi
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “a.news29media.com” ka publikuar dje (11 shtator) një artikull me titull “Kurti Vjen Me Nje Paralajmerim !! ” Nese Ndodh Kjo Gje Ne Kosove Atehere Nuk Kemi Nevoje Per Njohjen E Serbise”.

Artikulli është i ilustruar me fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe një flamuri të Kosovës. Në titullit përgjithësues dhe fotografisë ilustruese, postimi i këtij artikulli le të nënkuptohet se bëhet fjalë për një qëndrim apo deklaratë të kryeministrit Kurti.

Migjithatë, përmbajtja e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë na jep detajet se bëhet fjalë për Faton Kurtin, kryetarin e republikanëve të Kosovës duke iu referuar një postimi të tij në llogarinë e vet Facebook,  dhe jo kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.  

Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së punës, vlerëson se fotografia e përdorur dhe përmbajtja e artikullit nuk përputhen, dhe se me vendosjen e fotografisë së kryeministrit Kurti, në vend të kryetarit të republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, portali tenton të dezinformojë publikun.

Vegëza e artikullit të publikuar në “a.news29media.com”:

https://a.news29media.com/kurti-vjen-me-nje-paralajmerim-nese-ndodh-kjo-gje-ne-kosove-atehere-nuk-kemi-nevoje-per-njohjen-e-serbise/4382/?fbclid=IwAR1ICxZY14scnbVKpPL0vHtEv_M1M0zgZnNmatImmn_4ICxZEGXpk-acdIs

Pjesë nga artikulli i publikuar në “a.news29media.com”:

Kurti vjen me nje paralajmerim !! ” Nese ndodh kjo gje ne Kosove atehere nuk kemi nevoje per njohjen e Serbise”.

Kreytari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, thotë se Kosovës nuk i duhet njo.hja nga Serbia nëse kërkohet të formohet Asociacioni me ko.mpetenca ekzekutive. Sipas tij, ky do të ishte bosnjë.zim i Kosovës.

Përmbajtja e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “a.news29media.com” është e vërtetë, mirëpo është e shkruar nga një tjetër Kurti. Kjo përmbajtje është marrë nga një postim i kryetarit të republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, i cili ka thënë se “Nëse Kosovës, i kërkohet nga BE-ja në mënyrë Imperative formimi i Asociacionit apo më mirë të themi Bosnjizimi i Kosovës, në këmbim të njohjes nga Serbia – atëhere NEVE NUK NA DUHET NJOHJA NGA SERBIA”. (shih këtu)

Artikulli është ilustruar me fotografi dezinformuese të kryeministrit Kurti dhe jo protagonistit për të cilin flitet në përmbajtje, Faton Kurtit.

Ky artikull me fotografi dhe titull dezinformues, i publikuar nga “a.news29media.com”, është shpërndarë dje (11 shtator) nga faqja “Kosova Press në Facebook që ka 44 mijë përcjellës.


Analiza:

Portali i dyshimtë ““a.news29media.com” ka publikuar një artikull ku thuhet se “nëse kërkohet formimi i asociacionit të komunave serbe me kompetenca ekzekutive atëherë nuk kemi nevojë për njohje të Serbisë”.

Ky artikull është ilustruar me fotografi të kryeministrit Albin Kurti edhe pse përmbajtja e artikullit nuk ka të bëjë me të, por me kryetarin e republikanëve të Kosovës, Faton Kurtin, dhe deklarata e  lartcekur i takon atij e jo kryeministrit Kurti.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info vlerëson se fotografia e përdorur për të ilustruar artikullin dhe titulli përgjithësues mund të kenë qëllim dezinformues dhe, si rrjedhojë vlerësohet “Dezinformatë”.

Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others