Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se “i sëmuri pret” përderisa autoambulanca përdoret për të blerë hamburger

HIBRID

Disa portale në Kosovë kanë publikuar sot (23 shtator) një artikull me titull “’I sëmuri pret’, makina e ndihmës së shpejtë shkon për të blerë hamburger’”.

Artikulli është krijuar duke u bazuar vetëm në një fotografi ku shihet një autoambulancë afër një pike të rrjetit të restoranteve “Burger King”.

Portalet që kanë publikuar këtë artikull, kanë pretenduar pa asnjë fakt se kjo autoambulancë ka shkuar për të blerë hamburger në kohën kur, siç thuhet, “i sëmuri pret”.

Artikulli është publikuar në portalet si “GazetaExpress.com”, “Kosova-sot.info”, “Kosovaime.tv”, “Lajme.live” dhe “Faktiditor.ch”.


Në këtë artikull asnjë nga këto portale të lartcekura nuk ofrojnë informata shtesë lidhur me këtë pretendim të bërë. Pra, nuk dihet se kjo autoambulancë ka shkuar për të marrë ndonjë person, apo është duke u kthyer nga ndonjë rast që ka intervenuar.

Shtuar këtu faktin tjetër se, këto portale nuk kanë specifikuar se kujt i përket kjo autoambulancë, pasi që vetura të tilla ka Emergjenca në QKUK, shtëpitë e shëndetit si dhe spitalet private.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimi, hibrid.info ka vërtetuar se kjo fotografi është realizuar në pikën e “Burger King – Drive Thru” në Çagllavicë. (shih këtu dhe këtu)


Megjithatë, edhe në fotografinë e publikuar, nuk dihet nëse kjo autoambulancë është ndalur për të blerë ushqim, apo është shkuar për të trajtuar ndonjë rast, meqenëse, përmes asaj që shihet në imazh, nuk arrihet të kuptohet arsyeja e qëndrimit të këtij automjeti pranë kësaj pike të restorantit “Burger King”.


Analiza:

Disa portale kanë publikuar një fotografi të një autoambulance e cila shihet afër një pike të rrjetit të tw restoranteve “Burger King”, me anë të së cilës kanë pretenduar se “’I sëmuri pret’, makina e ndihmës së shpejtë shkon për të blerë hamburger”.

Të gjitha këto pretendime, portalet e lartcekura i kanë bërë pa i argumentuar me asnjë fakt, por vetëm me anë të kësaj fotografie.

Pra, nuk dihet nëse kjo autoambulancë është rrugës për të trajtuar ndonjë rast me gjendje të rëndë shëndetësore. Këto portale të lartcekura kanë ndërtuar lajm pa ofruar asnjë fakt që e mbështetë pretendimin e bërë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere