Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Cakaj dhe Shahini: Angazhimi politik në PDK respektivisht PSD spekulim dhe lajm i rremë

SHKELZEN OSMANI

Media në Kosovë kanë publikuar një lajm, përmes së cilit pretendohet se dy ministrat kosovarë në qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj (ministër i Jashtëm) dhe Besa Shahini (ministre e Arsimit), do të kthehen në Kosovë për angazhim politik.

Sipas këtij lajmi, burimi i së cilit ka qenë vështirë i konfirmueshëm nga ekipi i hibrid.info, thuhet se Cakaj do të lë pozitën e kryediplomatit të Shqipërisë, për t’u angazhuar në Partinë Dekomkratike të Kosovës (PDK), ndërsa Besa Shahini do të angazhohet në Partisë Socialdemkrate e Kosovës (PSD) e cila udhëhiqet nga burri i kësaj të fundit, Dardan Molliqaj.

Për më tepër, janë publikuar edhe disa lajme tjera në të cilat thuhet se edhe ministria Shahini, njëjtë sikurse ministri Cakaj, do të gjejnë angazhim në PDK.

Mirëpo, të dy ministrat e apostrofuar në këto lajme, kanë mohuar një gjë të tillë, duke i quajtur këto si lajme të rreme.

Në momentet kur hibrid.info ka realizuar analizën “fact-checking” mediat online në Kosovë i kanë larguar publikimet dhe, si rrjedhojë, ka qenë e pamundur që të gjendet burimi i këtij publikimi. Për këtë arsye, në këtë analizë do të publikohet vetëm reagimi i dy ministrave. Megjithatë, në disa raportime të mediave nga Shqipëria thuhet se këto lajme janë publikuar fillimisht nga “gazetaexpress”.

Në të njëjtën kohën “gazetaexpress”, në publikimet e demantit nga ministrat, i referohen “veriu.info” si mediumi që i publikoi për herë të parë këtë lajm.

Në vazhdën e hulumtimit, stafi i hibrid.info ka parë edhe publikimet e “veriut.info”, mirëpo nuk ka arritur ta gjejë këtë lajm, përveç demantimeve nga dy ministrat në fjalë.

Verifikimi:

Stafi i Hibrid.info, pas analizës së lajmit të publikuar në media, e ka cilësuar atë si lajm të rremë apo dezinformatë, shpërndarje e lajmeve të rreme dhe përmbajte e pa verifikuar.

Arsyetimi:

Lajm i rremë – lajmi është i publikuar me informata të pa verifikuara dhe i pa dokumentar me fakte, dhe i njëjti është demantuar edhe ministrat e apostrofuar.

Shpërndarje e lajmeve të rreme – media të ndryshme kanë shpërndarë këtë lajm, pa i verifikuar burimet.

Dezinformatë – autori i lajmit nuk kanë arritur të vërtetojnë saktësi në mungesë të fakteve.

Përmbajtje e pa verifikuar – autori i ka shkruar përmbajtje duke mos pasur argumentime që plotësojnë atë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere