Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Deklaratë e pathënë e George Robertson për Ibrahim Rugovën

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një fotografi ku shfaqen Lord George Robertson, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe Ibrahim Rugova, ish-presidenti i ndjerë i Kosovës, me mbishkrimin që pretendon se, ky i pari ka deklaruar, “Falenderimi i takon AMERIKËS dhe IBRAHIM RUGOVËS! Po, mos ishte RUGOVA, Kosova ende do ishte nën Serbi”.

Ky postim është publikuar dje (8 prill) nga llogaria në Facebook me emrin, “Nehat Hyseni”

Por, hibrid.info nuk ka gjetur fakt publik që dëshmon se Robertson ka bërë një deklaratë çfarë pretendohet më sipër.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës së kërkimit, “Google” për të gjetur nëse kjo deklaratë është bërë vërtet nga ish-udhëheqësi i NATO-s (shih këtu).

Rezultatet e kërkimit treguan se ky pretendim qarkullon online që nga viti 2017 (shih këtu dhe këtu).

I vetmi deklarim publik i Robertson, i gjetur nga hulumtimi, është një i vitit 2024 në mediumin “Kallxo.com”, ku politikani britanik kishte folur për takimet me ish-presidentin Rugova, pa dhënë komente për rolin e tij në çlirimin e Kosovës (shih këtu).

Ndërsa sa i përket fushatës ajrore të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, Robertson në deklarata publike vazhdimisht e ka vlerësuar si të drejtë vendimin për këtë ndërhyrje ushtarake. Robertson në asnjë rast nuk ka komentuar angazhimin e ndonjë shteti anëtar të NATO-s në çlirimin e Kosovës, në vitin 1999 (shih këtu). 


Analiza:

Pretendimi se Lord George Robertson, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka thënë se po të mos ishte ish-presidenti Ibrahim Rugova, Kosova ende do ishte nën Serbi, është i pasaktë.

Nuk janë gjetur deklarata publike ku Robertson të ketë thënë atë që pretendohet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere