[email protected]
Fotografia bën që të kuptohet gabimisht se deklarata është bërë nga Albin Kurti
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar dje (27 prill) artikullin me titull “Kosova nuk bahet tue i ruejtë interesat personale por tue vu vetën në shërbim të shtetit!”.

Artikulli është publikuar më 2 shkurt nga portali i dyshimtë “fakte.buzz” më 8 shkurt 2023. (shih këtu)

Në fotografinë ilustruese të këtij artikulli është përdorur figura e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke lënë hapësirë për për keqinformim se kjo deklaratë të jetë bërë nga ai.

Megjithatë, lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, ku bëhet fjalë për një deklaratë të aktorit Çun Lajçi, i cili në mes të tjerash thotë se “Kosova nuk bahet tue i ruejtë interesat personale por tue vu vetën në shërbim të shtetit!”.


Vegëza e artikullit të publikuar nga faqja në Facebook “Pamfleti.com”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0Qxd3zu6QkansBwPWdUVFqsqRFR5gjMBV3QQ2zbe3gRvrVDqYnjtkaNSPLBhRtdNul&id=101118555235758


Nga imazhi ilustrues i këtij artikulli, duke u bazuar në komentet e bëra nga lexuesit, ka lënë të kuptohet se deklarata është bërë nga kryeministrin Kurti. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur reagimin e aktorit Çun Lajçi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook më datë 7 shkurt 2023. (shih këtu)


Artikulli i njëjtë është publikuar edhe në muajin mars nga faqja “Pamfleti.com”, e që gjithashtu është trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Pamfleti.com” në Facebook ka publikuar një artikull me titull “Kosova nuk bahet tue i ruejtë interesat personale por tue vu vetën në shërbim të shtetit!” dhe me fotografi ilustruese të kryeministrit, Albin Kurti duke lënë të kuptohet se kjo deklaratë është bërë nga ai.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është gjetur se deklarata është bërë nga aktori Çun Lajçi në një postim të tijin në Facebook.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others