Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

A do të jetë Gjermania shembull për SHBA-të dhe për botën në ndalimin e lajmeve të rreme në rrjete sociale?

HIBRID

Pavarësisht pikëpamjeve të tyre të kundërta politike, të dy kandidatët presidencialë në SHBA, Donald Trump dhe Joe Biden, ata janë të bashkuar në një hap – ndryshimin mënyrës së funksionimit të platformave të rrjeteve sociale.

Një sistem i miratuar nga Gjermania gjithnjë e më shumë po diskutohet si mundësi e mirë për aplikim në të gjithë botën.

Ligji gjerman i ashtuquajtur NetzDG është imituar edhe në vendet Turqia, Rusia dhe Brazili si dhe në më shumë se 20 qeveri të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Ka më shumë se 3 vjet që kur në Gjermani ka kaluar Ligji i quajtur NetzDG, i cili rregullon rrjetet sociale, dhe shumë shtete në të gjithë globin po e shohin atë si shembull që shërben për ndalimin e gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme që shpërndahen në këto platforma online.

Sipas një organizate daneze “Justicia”, të paktën 25 shtete nga e gjithë bota janë duke e konsideruar seriozisht adoptimin apo edhe implementimin e ligjeve dhe rregulloreve të ngjashme me NetzDG.

Por si ndikoi NetzDG dhe a solli ndryshime?

Gjithçka nisi me krizën e migrantëve në vitin 2015. Gjermania i hapi dyert për mijëra refugjatë. Si rezultat i kësaj, në muajt pasues pati shtim të gjuhës së urrejtjes ndaj imigrantëve në rrjete sociale, dhe për këtë arsye qeveria gjermane u detyrua që të sjell këtë Ligj të ashpër.

Ky Ligj parasheh që të gjitha platformat sociale, në të cilat mundësohet postimi, detyrohen që të ndërhyjnë menjëherë në rast se pranojnë raportime nga përdoruesit se brenda tyre është postuar përmbajtje me gjuhë urryese. Në rast se ato nuk e largojnë një përmbajtje të tillë, sipas Ligjit këto platforma do të ndëshkohen me maksimum 45 milionë funte. Gjithashtu ato janë të obliguara që të hartojnë raport gjashtëmujor në të cilin jepen detaje për rastet e përmbajtjeve të dëmshme brenda platformave.

Efekti i këtij Ligji u vërejt pas 3 ditëve. Rastet e para që kanë përfituar nga ky ligj janë ato të revistave, siç është revista satirike gjermane “Titanic”, dhe influencuesit e modës. Mirëpo, ata ankohen se efektet vërehen më shumë vetëm në disa rrjetet sociale siç është Facebook apo Twitter, por jo edhe Tik-Tok apo të tjerat.

BBC ka përgatitur një kronikë ku bëhet një përshkrim më i gjerë rreth kësaj teme.

https://www.bbc.com/news/av/embed/p08t050b/54363186

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere