Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Abazi nuk ka deklaruar ashtu siç pretendohet në artikull

HIBRID

Portali i dyshimtë “newsonline48h.com” ka publikuar një artikull me titull “Haki Abazi: Votuesit e PDK-së dhe LDK-së janë teprica në Kosovë, duhet larguar nga Kosova..(VIDEO)”.

Pas kërkimit dhe hulmtimit përmes makinave të kërkimit nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Një deklaratë e tillë nga Abazi nuk është gjetur në asnjë nga mediat kredibile.

Gjithashtu, në titullin e këtij artikulli shkruan se në përmbajtje mund të gjendet edhe video e kësaj deklarate, gjë që në fakt nuk ka një video të tillë siç pretendohet.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newsonline48h.com”:

Ish zevendes-kryeministri i Kosoves, Haki Abazi ka thene se njerezit qe e votojn LDK-ne dhe PDK-ne jane teprica ne shtetin e Kosoves. Sipas tij, ata duhet larguar nga Kosova..

“Une s’mundem me i kuptu njerezit qe e votojn PDK-ne dhe LDK-ne. Ata jane teprica te vendit per mu. Duhet me i largu prej vendit. Ata duhet me i qu ne…-

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newsonline48h.com”:

https://newsonline48h.com/tuv/news/1723?fbclid=IwAR2UmfH87OYj-zT3Moef9tGLwMCgMxUZXwO33XW5o_Stt38JhLkXk9QNvis


Analiza:

Portali i dyshimtë “newsonline48h.com” ka sajuar këtë artikull në mënyrë që të rris vizitat nga lexuesit, përmes rrjeteve sociale.

Ky shkrim është shpërndarë edhe në faqen “Gazeta Aktive” në Facebook e cila numëron afër 90 mijë pëlqime, ndërsa në këtë postim ka arritur të grumbullojë mbi 250 komente. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “lajm i rremë” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere