Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Afati për aplikim në “Programin e Vet-Punësimit 2023-2024” ka përfunduar më 31 tetor

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (4 dhjetor) një artikull me titull “Jeni biznes apo i vetë-punësuar? Fito grant deri në 3000 euro (Apliko këtu)”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, pasi afati për aplikim në “Programin e Vet-Punësimit 2023-2024”, ka skaduar me datë 31 tetor.

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës me datë 28 tetor përmes faqes zyrtare në Facebook kishte njoftuar në lidhje me aplikimin në programin e vetë-punësimit.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Atdheu Lajm”, “Rajoni Sot” dhe “Analiza”:

https://www.facebook.com/atdheulajm/posts/pfbid0o9TdpVP8KMeG3kyiC7cqwMWUDEWUsVEjQ6qr1FzsQ4rNDqxvWuSFZrJRvY2p46GAl

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02nnVQrMaEe2N8Ucg3Ea2aYSmuiiutersV1wmaDTTQtXhDjvDZQdF9Ep3xh2itFsWil&id=100063974387191

https://www.facebook.com/analiza.press/posts/pfbid02i85wbKDAA8uqpi27oMkUoqRqYKy1CHDex6Ci6oiDK7DHnA39gbLQZCFBdZRXAFyJl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë postimin autentik të publikuar në Facebook nga faqja zyrtare e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës me datë 29 tetor. (shih këtu)

Në këtë njoftim, kjo Agjenci kishte sqaruar se afati për aplikim do të mbyllej me datë 31 tetor.


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një lajm të vjetër të muajit tetor, me pretendimin që ta paraqesin si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere