Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se PDK ka siguruar 93.82% të votave nga jashtë Kosovës

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material me mbishkrimin që pretendon se portalet kanë raportuar se nga votat e mërgatës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 93.82% të votave.

Kjo përmbajtje është publikuar dje (11 shkurt) në TikTok nga një llogari me emrin “hipphop.al”.

Tutje në mbishkrim pretendohet se me këtë rezultat, PDK do të dalë e para në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve parlamentare.

E vërteta?

Sipas njoftimeve, numërimi i votave nga mërgata ende nuk ka filluar.


Hibrid.info ka kontrolluar ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë, ku nuk është gjetur asnjë njoftim që tregon se ka nisur numërimi i votave nga mërgata.

ueb-faqe janë publikuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe rezultatet preliminare. Në të dyja rastet sqarohet se këto të dhënat nuk përfshijnë pjesëmarrjen në vendvotimet me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës.

Shih fotografinë:


Meqenëse në ueb-faqen e KQZ-së nuk u gjetën të dhëna për fillimin e numërimit të votave jashtë Kosovës, hibrid.info konfirmoi me anë të artikujve të publikuar dje (11 shkurt) të gjetur pas kërkimit përmes “Google”, makinës së kërkimit se, janë duke u numëruar votat e kandidatëve për deputetë, ndërsa votat me kusht dhe të diasporës do të numërohen një fazë të mëvonshme (shih këtu dhe këtu).

Hibrid.info, gjithashtu ka gjetur artikuj të publikuar nga mediat, të cilat kanë raportuar për 84 mijë vota jashtë Kosovës, në bazë të deklarimeve të Valmir Elezit, zëdhënësit të KQZ-së (shih këtu dhe këtu).

Çka do të thotë se, sipas rezultateve aktuale të votave për subjektet politike, kur janë numëruar 99.57% të kutive, votat jashtë Kosovës nuk do të ndikojnë në ndryshimin e renditjes së subjektit të parë, i cili ka marrë më së shumti vota në këto zgjedhje.


Analiza:

Pretendimi se PDK ka marrë 93.82% të votave nga jashtë Kosovës, me të cilat do të renditet si subjekt i parë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, është i pasaktë.

Hibrid.info ka gjetur se numërimi i votave jashtë Kosovës ende nuk ka filluar dhe se ato nuk mund të ndikojnë në ndryshimin e renditjes së subjekteve politike sa i përket pozitës së parë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere