Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

AKK nuk e fshiu postimin për lirimin e masave

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Pse u fshi njoftimi për lejimin e dasmave nga komunikata e Asociacionit të Komunave?”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka konstatuar se nuk është fshirë njoftimi për lejimin e dasmave në Kosovë, por i njëjti vetëm është ndryshuar.

“Po ashtu AKK njoftoi se lokalet do të lejohet të punojnë deri në orën 24:00, dhe se pritet lejimi i organizimit të dasmave nga 15 qershori.

Por, brenda pak minutash AKK ka ndryshuar në faqen e tyre në Facebook njoftimin e lëshuar lidhur me këto të dhëna”, shkruan kosova-sot.info.

Postimi i “Asociacionit të Komunave të Kosovës” është publikuar para dy ore (afërsisht në ora 12 të ditës) ku njoftohet se “Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 12 e natës ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”.

I njëjti njoftim vetëm është ndryshuar duke shtuar se “nëse situata është stabile me pandeminë, atëherë nga mesi i qershorit pritet lejimi i organizimit të ahengjeve”. Gjithashtu, në këtë përmirësim të njoftimit është ndryshuar edhe orari i punës për gastroniminë, nga ora 12 në 11 të natës, ku i është shtuar se “Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 23.00 dhe nëse situata është stabile me pandeminë covid atëherë nga mesi i qershorit pritet lejimi i organizimit të ahengjeve”.

Postimi i AKK-së vërehet që nuk është fshirë, por vetëm është ndryshuar, pasi ora e publikimit aktualisht shihet që ka qenë rreth orës 12. Ndërsa artikulli i “kosova-sot.info” është publikuar në ora 12:48.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/546381/pse-u-fshi-njoftimi-per-lejimin-e-dasmave-nga-komunikata-e-asociacionit-te-komunave/

Open photo

Më poshtë mund të gjeni vegëzën e njoftimit të AKK-së në Facebook:

https://www.facebook.com/asociacioniikomunavetekosoves/posts/3998324270255442


Analiza:

Asociacioni i Komunave të Kosovës rreth orës 12 të ditës ka njoftuar se lokalet e gastronomisë do të lejohen të punojnë deri në ora 12 e natës ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori. Ndërsa të njëjtën e ka ndryshuar më vonë se “Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 23.00 dhe nëse situata është stabile me pandeminë covid atëherë nga mesi i qershorit pritet lejimi i organizimit të ahengjeve dhe dasmave”.

E portali “kosova-sot.info” në ora 12:48 e ka publikuar një artikull duke pretenduar se njoftimi për lejimin e dasmave është fshirë nga AKK.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, del që njoftimi nuk është fshirë, por i njëjti vetëm është ndryshuar, ndërsa ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere