Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Portale të dyshimta publikojnë lajm të vjetër me tituj të sajuar

HIBRID

Disa portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me titull ““Ujqit e Putinit” planifikojnë vizitë në Kosovë, duam gjak shqiptari në vend të rakis”.

Nga verifikimi i fakteve, të kryer nga hibrid.info, rezulton se ky artikull përmban titull tendencioz, që nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit, ndërsa lajmi është i vjetër, i cili ishte publikuar në mars të vitit 2018.

Anëtarët e klubit motoçiklistë rusë “Ujqit e natës”, besnik të presidentit rus, Vladimir Putin, atëkohë kishin bërë të ditur se dëshirojnë që ta vizitojnë Kosovën, gjatë turneut të tyre në Ballkan. Megjithatë, ata nuk kanë thënë se duan gjak shqiptari në vend të rakisë, siç pretendohet rrejshëm në titull.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta si “specialja.com” dhe “kosalb.net”:

https://specialja.com/lajme/2021/06/09/ujqit-e-putinit-planifikojne-vizite-ne-kosove-duam-gjak-shqiptari-ne-vend-te-rakis/?fbclid=IwAR1MpjPtdcjbGobokX4mjRxQ2KifR_oG3dPC9L-uwaDjJj8CVmCOpxJp4tg
https://kosalb.net/ujqit-e-putinit-planifikojne-vizite-ne-kosove-duam-gjvk-shqiptari-ne-vend-te-rakis/
https://kosalb.net/ujqit-e-putinit-planifikojne-vizite-ne-kosove-duam-gjvk-shqiptari-ne-vend-te-rakis/


Ky grup ishte futur në listën e zezë nga vendet e Perëndimit, për shkak të mbështetjes që i kanë dhënë politikave pushtuese të Putinit në Ukrainë.

Ata kishin përfunduar një turne në Serbi dhe republikën serbe në Bosnjë, me pretendim të promovimit të rrënjëve të përbashkëta sllave ruso-serbe. Ndërsa portalet e dyshimta në gjuhën shqipe janë munduar që këtë artikull të vjetër ta paraqesin si aktual duke i dhënë titull tendencioz në mënyrë që të arrijnë të përfitojnë materialisht përmes klikimeve.

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në mars të vitit 2018 nga disa portale në Kosovë.

https://www.koha.net/arberi/83604/ujqit-e-putinit-planifikojne-ta-vizitojne-kosoven/

https://indeksonline.net/ujqerit-e-natesplanifikojne-ta-vizitojne-kosoven/


Analiza:

Portalet e dyshimta “specialja.com” dhe “kosalb.net” kanë publikuar një artikull të vjetër të cilit i kanë vënë titull tendencioz, duke u munduar ta paraqesin atë si aktual.

Me këtë veprim të qëllimshëm, këto portale të dyshimta mund të dezinformojnë lexuesit, duke i bërë ata të mendojnë se kjo ngjarje është aktuale, ndërsa nga klikimet e mbledhura tentohet të përfitohet materialisht.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere