Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Aksidenti i vitit 2022 ri-publikohet si aktual

FESTIM RIZANAJ

Portali i dyshimtë “fakti.viralnews40.com” ka publikuar dje (7 mars)  një artikull me titull “I FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, makina ‘fluturon’ në ajër këmbësorin”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër.

Me pretendimin që këtë lajm të vjetër ta paraqesin si aktual, autori i ka vënë në titull cilësimin “I FUNDIT”.

Nga hulumtimit i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se në përmbajtje gjendet lajmi i datës 2 qershor (2022), i publikuar në portalin “gazetaexpress.com”, atëkohë kur kishte ndodhur një aksident në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku kishte mbetur i lënduar person një i moshuar.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e  dyshimtë “fakti.viralnews40.com”:

https://fakti.viralnews40.com/2023/03/07/i-fundit-aksident-i-rende-ne-vend-makina-fluturon-ne-ajer-kembesorin/?fbclid=IwAR3J0xO306CZIEtOMFN09ky17lehBQQPQ52ORTLSnM47wyqmJYtQF-1WwYQ

Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë është shpërndarë edhe nga faqja në Facebook “Gazeta Fakti”, që numëron afër 80 mijë ndjekës. (këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (2 qershor 2022) në “gazetaexpress.com”. (këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “fakti.viralnews40.com” ka publikuar një artikull të vjetër duke u munduar ta paraqes si aktual.

Artikulli kishte të bëjë me një aksident të datës 2 qershor 2022 në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku kishte mbetur i lënduar një i moshuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere