Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

“Alo.rs” pretendon rrejshëm se veteranët  e UÇK-së kërkojnë para për të vrarë serbë

FESTIM RIZANAJ

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar dje (16 korrik) një artikull me pretendimin në titull se veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protesta, kërkojnë para për të vrarë serbë.

Pretendimi bazohet në protestën e veteranëve të UÇK-së, të cilët kërkuan nga presidentja Vjosa Osmani, të mos e dekretojë ligjin për pagën minimale, për të cilin thanë se po diskriminon ish luftëtarët, në të kundërtën paralajmëruan protesta të vazhdueshme para institucioneve të Kosovës.

Interpretimi i kërkesës së veteranëve të UÇK-së si kërkim parash për të vrarë serbët është i pabazë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/783404/teroristi-besni-na-vjosu-najavili-proteste-traze-pare-za-ubijanje-srba/vest

Titulli i artikullit të publikuar ën “Alo.rs”:

“Terroristët të tërbuar në Vjosën paralajmërojnë protesta, kërkojnë para për të vrarë serbë”


Pretendimi i mediumit në gjuhën serbe se kërkesa e veteranëve të UÇK-së që të mos dekretohet ligji për pagën minimale, paraqet kërkesën për para për të vrarë serbët nuk qëndron.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbajti të shtunën (15 korrik) protestë në Prishtinë kundër Ligjit për pagën minimale, i cili nuk e përfshinë këtë kategori. Ligji për pagën minimale parasheh rritjen e saj në 264 euro, nga 130 deri në 170 sa është aktualisht. Nëse ky ligj hyn në fuqi, për çka kërkohet nënshkrimi i presidentes së vendit veteranët do të vazhdojnë të marrin 170 euro sa është pensioni aktual i tyre. (këtu)

Veteranët e UÇK-së kanë protestuar për pakënaqësinë e mos përfshirjes së tyre në ndryshimet për pagën minimale.


Analiza:

Protesta e veteranëve të UÇK-së ishte për mos përfshirjen e tyre në ndryshimet e pagës minimale ku parashihet rritja në 264 euro.

Pra, veteranët nuk po kërkojnë para për të vrarë serbët, siç pretendohet nga mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere