[email protected]
Publikohet artikull i vitit 2020 me titull të rremë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglacontent24.com” ka publikuar një artikull me titull “E Fundit: Propozohet ndihmë me nga 100€ për secilin qytetar nga kjo date”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk korrespodon me përmbajtjen. Lajmi është i vjetër, i cili u publikua më 21 qershor të vitit 2020.

Në përmbajtje gjendet një propozim i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla, i cili atëkohë kishte thënë se shteti duhet të shqyrtojë mundësinë për lëshimin e triskave për qytetarët në vlerë prej 100 eurosh, të cilat do të përdoreshin vetëm për sektorin e gastronomisë.

Këtë propozim Syla e kishte bërë me arsyetimin që të ndihmohej gastronomia, pasi që ky sektor ishte më i godituri gjatë masave të marra për menaxhimin e pandemisë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “banglacontent24.com”:

https://banglacontent24.com/sites/2022/06/08/e-fundit-propozohet-ndihme-me-nga-100e-per-secilin-qytetar-nga-kjo-date/?fbclid=IwAR0MgTe9RaUIT16GnT5Fn7zlb6Qakt8mpUQuNxOZs1oNnVghaeEyOcXFXFQ
https://banglacontent24.com/sites/2022/06/08/e-fundit-propozohet-ndihme-me-nga-100e-per-secilin-qytetar-nga-kjo-date/?fbclid=IwAR0MgTe9RaUIT16GnT5Fn7zlb6Qakt8mpUQuNxOZs1oNnVghaeEyOcXFXFQ

Ky artikull i vjetër dhe me titull jo adekuat është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar në kohë reale (21 qershor 2020) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Syla këtë propozim të bërë më 21 qershor 2020, e ka postuar në profilin zyrtar të tij në Facebook. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglarcontent24.com” ka publikuar një propozim të vitit 2020 të bërë nga deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i cili gjatë pandemisë Covid-19 kishte bërë thirrje që shteti të lëshonte triska me vlerë prej 100 euro, të cilat mund të shfrytëzohesh vetëm në sektorin e gastronomisë.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë është munduar që këtë propozim të Sylës ta paraqesë si aktual, të cilit i ka vënë titull të sajuar “E Fundit: Propozohet ndihmë me nga 100€ për secilin qytetar nga kjo date”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others