Të fundit | Titull i pabazuar për mundësinë e kandidimit të Gërvallës për presidente Të fundit | Titulli nuk e sqaron se bëhet fjalë për kallëzim penal dhe kërkesë individu… Të fundit | Trumpi s’e ka kërcënuar Serbinë me bombardim për Kosovën, videot janë gjene… Të fundit | Pretendim i pabazë për ndërlidhje të Haradinajt me projekte në Beograd Të fundit | Deklaratat e përsëritura të Kurtit për gazin amerikan paraqiten në mënyrë ç… Të fundit | Ndërtimi i narrativave serbe për Kosovën përmes deklaratave të një ministre… Të fundit | Narrativa të vjetra, pretendime të reja: Si u ringjall teoria e “izraelizim… Të fundit | Titulli lë të kuptohet se lirimi i Thaçit me kusht është i sigurt Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin qershor 2026 Të fundit | Imazhet dhe videot e manipuluara që qarkulluan gjatë Botërorit 2026
[ ARTIKULLI ]

Narrativat serbe në përvjetorin e Rezolutës 1244

FATBARDH DEMA

27-vjetori i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka kthyer në Serbi pretendimin për shkelje “të së drejtës ndërkombëtare”.

Zyrtarë të lartë në Serbi kanë lënë të kuptohet se Serbia e konsideron rezolutën si dokumentin kryesor mbi të cilin pretendon se i jepet bazë juridike për pretendimin se Kosova është pjesë e Serbisë.

Po ashtu, ata pretendojnë për ekzistencën e një “standardi të dyfishtë” në respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Nëpërmjet këtij pretendimi, zyrtarët synojnë ta paraqesin Serbinë si palë që kërkon respektimin e rezolutave të OKB-së.

Me këto deklarata, zyrtarët ritheksojnë ruajtjen e pozicionit të Serbisë sa i përket mosnjohjes së Kosovës si shtet.


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, më 10 qershor, në një intervistë për “TV Prva” tha se Rezoluta 1244 është “tapia” e Serbisë dhe se mbi të duhet të insistohet.

Njoftimi i ZKQS-së për deklaratën e Petkoviqit:

“Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohi, Petar Petkoviq, tha sot, me rastin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që konfirmoi sovranitetin dhe integritetin territorial të atëherë Jugosllavisë dhe pasueses së saj Serbisë, në Provincën autonome të Kosovës dhe Metohisë, se kjo është tapia jonë mbi të cilën duhet të insistojmë dhe t’i përmbahemi të drejtës ndërkombëtare, parimeve dhe normave të Kombeve të Bashkuara.

Ai i tha ‘TV Prva’ se jemi shtet i vogël sa i përket territorit, por duhet t’u përmbahemi këtyre parimeve, sepse pavarësisht se situata në botë është ku ‘fuqia nuk është vullneti i Zotit’, ne duhet t’i përmbahemi këtij kursi, sepse ata do të detyrohen të kthehen në rendin e së drejtës ndërkombëtare.

‘Kjo është e vetmja mënyrë që bota të mbijetojë’, ka theksuar Petkoviq”.

E ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka pretenduar për shkelje të vazhdueshme të rezolutës e për respektim selektiv të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Postimi i Gjuriqit në X më 10 qershor:

“Shkelja e vazhdueshme e kësaj rezolute ka minuar seriozisht të drejtat e qytetarëve tanë që jetojnë në provincën autonome të Kosovës e Metohisë, si dhe të atyre që jetojnë në Republikën e Serbisë në tërësi. Është veçanërisht e rëndësishme t’ua kujtojmë të gjithëve sot se e drejta ndërkombëtare nuk mund të jetë çështje e zgjedhjes apo komoditetit politik. Kur vendimet obligative të Këshillit të Sigurimit të OKB-së respektohen selektivisht, jo vetëm që e dobësojnë pozicionin e Serbisë, por edhe e gërryejnë besimin në tërë rendin ndërkombëtar. Një ligj që nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, pushon së qeni ligj. Duke e mbrojtur pozicionin e saj, Serbia mbron vlerat universale”.


Nëpërmjet deklaratave të tilla, çështja e Kosovës pretendohet të paraqitet si jo e kryer politikisht, por si çështje e hapur ndërkombëtare, me Rezolutën 1244 si bazë juridike.


Deklaratat e zyrtarëve serbë u publikuan në disa media në gjuhën serbe (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu).

Hibrid.info ka trajtuar edhe në të kaluarën pretendime nga zyrtarë serbë lidhur me Rezolutën 1244 (shih këtu)


Si erdhi te Rezoluta 1244 dhe çka përmban ajo?

Në fillim të qershorit 1999 u nënshkrua Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovë mes NATO-s dhe Jugosllavisë, si rezultat i presionit të vazhdueshëm ushtarak të NATO-s ndaj forcave të Republika Federale të Jugosllavisë dhe përkeqësimit të situatës humanitare në Kosovë, me qëllim ndalimin e bombardimeve dhe përfundimin e konfliktit. Kjo marrëveshje parashihte tërheqjen e plotë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe nga Kosova, si dhe vendosjen e një pranie ndërkombëtare ushtarake të udhëhequr nga NATO (KFOR) për të garantuar sigurinë dhe kthimin e refugjatëve.

Ajo hapi rrugën për miratimin e Rezolutës 1244. Kjo rezolutë, e miratuar më 10 qershor 1999 nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk e përcakton Kosovën si pjesë të “shtetësisë serbe”, por e njeh përkohësisht sovranitetin formal të RFJ (Serbisë dhe Malit të Zi në atë kohë), ndërkohë, vendos një administratë ndërkombëtare të OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe forca paqeruajtëse të NATO-s (KFOR) dhe parashikon një proces politik për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës, që nënkupton se statusi i atëkohshëm nuk ishte i përhershëm (shih këtu).

Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës e shpalli Kosovën shtet të pavarur. Shpallja e pavarësisë u kundërshtua nga Serbia. Por më 2010, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, për shkak se ajo “nuk ka shkelur asnjë rregull të përgjithshëm të së drejtës ndërkombëtare, as Rezolutën 1244, dhe as kornizën kushtetuese të përkohshme të UNMIK-ut” (shih këtu).

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere