Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Qëndrimi i një analisti paraqitet në titull si vendim i Trump

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një artikull i titulluar “Trump do të kërkojë ndarjen e Kosovës në këmbim të njohjes nga Serbia”.

Kjo përmbajtje është publikuar sot (19 qershor) nga mediumi në gjuhën shqipe “Ntv.al”.

Çka nuk shkon me titullin e këtij lajmi?

Titulli paraqet një parashikim të një analist si fakt të konfirmuar.

E njëjta përmbajtje është shpërndarë si postim në faqen e këtij mediumi në Facebook, “Ntv Televizion”. Postimi në Facebook ka marrë një numër të konsiderueshëm të komenteve, përmbajtja e të cilave mund tregon se audienca mund ta marrë si të konfirmuar informacionin e paraqitur në titull.

Përdorimi i foljes “do të kërkojë” në titull sugjeron se kemi të bëjmë me vendim të konfirmuar apo qëndrim zyrtar të Donald Trump, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA). Siç shihet,  Artikullit i është bashkangjitur edhe fotografia e Trump.

Por, pas kontrollit të përmbajtjes, vërehet se që në kreun e saj bëhet fjalë për qëndrime të Timothy Less, ish-diplomat britanik.

Që do të thotë se përveç përmendjes së postimit të fundit të Trump në platformën TruthSocial, ku ai flet për Kosovën, përmbajtja e të cilit nuk citohet konkretisht, lexuesi në tekst nuk do të gjejë një deklaratë direkte të Trump.

Artikulli e tregon qëndrimin e analistit kur thuhet se “Ish-diplomati britanik Timothy Less tha se një marrëveshje e mundshme e ndërmjetësuar dhe e mbikëqyrur nga presidenti amerikan Donald Trump, mund te shkonte deri aty sa te kerkohej qe Kosova të hiqte dorë nga veriu, por gjithashtu do t’i kërkonte Serbisë njohjen e menjëhershme të fqinjit”.

Deklarata e drejtpërdrejtë e Timothy Less:

“Sa për përparësitë e një marrëveshjeje të mbikëqyrur nga Trump, me shumë gjasë do të vinte me anë negative për Kosovën… do t’i kërkohej të heqë dorë nga veriu në vend që t’i jepet autonomi, siç kërkon marrëveshja e Ohrit. Por ajo gjithashtu do të vinte me një përparësi të rëndësishme: saktësisht një kërkesë që Serbia ta njohë Kosovën dhe ta bëjë këtë menjëherë, diçka për të cilën marrëveshja e Ohrit është e paqartë”

Pra, teksti ndryshe nga titulli, e sqaron se Timothy Less ka dhënë një parashikim mbi veprimet e mundshme të Trump në raport me çështjet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hibrid.info ka hulumtuar tutje për deklaratat e Less, që është edhe kryesuesi i i Grupit të Studimit të Analizës së Rrezikut Gjeopolitik në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Cambridgeit. Këto qëndrime të tij burojnë nga një intervistë të cilën ai e ka dhënë për mediumin në gjuhën shqipe “GazetaExpress.com”, e publikuar më 17 qershor (shih këtu).

Artikulli i këtij mediumi ka titullin “Less: Postimi, provë se Trump e konsideron Kosovën punë të papërfunduar – do të kërkojë ndarje në këmbim të njohjes nga Serbia”.

Analiza:

Pretendimi në titullin “Trump do të kërkojë ndarjen e Kosovës në këmbim të njohjes nga Serbia” nuk qëndron.

Titulli i atribuon Trumpit një qëndrim që në realitet është vetëm një parashikim i analistit Timothy Less dhe jo një deklaratë e vetë presidentit amerikan.

Bazuar në metodologjinë e vlerësimit, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere